Bismilah...

Autor: Shejkh Salih Aali-Shejkh

Përkujdesi për Sunetin dhe refuzimi kundër bidatçijve - sikurse edhe e dini - duket qartazi në gjendjen e Imamëve të Islamit, sepse jeta e tyre ka qenë (e mbushur) me refuzimin e bidatçijve, dhe ata nuk merreshin me refuzimin e atyre që ishin qafira në origjinë, Çifutët dhe të Krishterët.

E nëse shikon në fjalët e Imam Ahmedit, Sufjanit, Hammad Ibën Zejdit, Hammad Ibën Selemeh, Nu’ajm Ibën Hammad - i cili është prej Imamëve të Ehli-Sunetit -, el-Euza’ij, Is’haku, ‘Alij Ibnul-Mediinij, si dhe të tjerë nga Imamët e Pasuesve të Sunetit dhe Islamit, do të shikosh se pjesa dërmuese e fjalëve të tyre dhe xhihadit të tyre në të vërtetë është në refuzimin e bidatçijve dhe në asgjësimin e parimeve të bidatçijve - edhe pse bidatçijtë në origjinë ishin në Islam -, dhe ata nuk u preokupuan me refuzimin e Çifutëve dhe të Krishterëve dhe të feve të tjera të qafirave.

Kjo për arsye se e keqja e bidatçiut mund të jetë e padukshme për shumë Muslimanë dhe nuk i besohen atij çështjet e Muslimanëve. Ndërsa ata që janë qafira në origjinë, siç janë Jehudët dhe të Krishterët, e keqja e tyre dhe dëmi i tyre është i dukshëm, i qartë për çdo Musliman, sepse Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa - e ka sqaruar atë në Librin e Tij, prandaj gjendja e tyre është e dukshme për njerëzit e Islamit, kurse të këqijat e njerëzve të bidatit janë të shumta.

Dhe për këtë arsye, nuk është me vend që të akuzohet Ehli-Suneti dhe Xhemati se ata neglizhojnë refuzimin e Jehudëve dhe të Krishterëve dhe merren me refuzimin e njerëzve të Islamit, sikurse e kanë thënë këtë fjalë disa prej ndjekësve të logjikës, si puna e Muëtezilëve dhe të tjerë veç tyre, se Ehli-Suneti merreshin me refuzimin e njerëzve të Islamit dhe e lanë refuzimin kundër qafirave si Jehudët, të Krishterët dhe njerëzit e feve të tjera të devijuara.

Kjo pra është arsyeja, ajo që sqaruam më përpara, se sherri i bidatit është më i madh, ngaqë ata (bidatçijtë) hyjnë tek Muslimanët në emër të Islamit, kurse sa u përket Jehudëve dhe të Krishterëve, zemra nuk i do ata. Pra, udhëzimi i Imamëve të Islamit ishte i qartë në refuziminn kundër bidatçijve dhe refuzimin e pasuesve të epsheve, dhe nuk është njohur nga ata ndonjë punë e madhe në refuzimin e Jehudëve dhe të Krishterëve.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj