Bismilah...

Autor: Shejkh Muhammed bin ‘Umer Bazmul

 

 

Dikush thotë:

Fjala jonë që themi për pasuesit e bidatit se: “Ata janë prej Ehli Sunnetit aty ku pajtohen me Ehli Sunnetin, dhe nuk janë prej Ehli Sunnetit aty ku e kundërshtojnë Ehli Sunnetin,” a do të thotë kjo se ne nuk i shpallim ata bidatçinj dhe nuk paralajmërojmë për ta?!

 

Unë (Muhamed Bazmul) them:

Jo! Përkundrazi, ne i shpallim ata bidatçinj dhe gjykojmë për fjalët që thonë dhe veprat që bëjnë në varësi të tyre, dhe themi: ata janë në të kotën dhe janë prej njerëzve të bidatit. Prandaj, gjykimi se “ata janë prej Ehli Sunnetit aty ku pajtohen me Ehli Sunnetin, dhe nuk janë prej Ehli Sunnetit aty ku i kundërshtojnë ata,” nuk do të thotë se nuk e refuzojmë të kotën e tyre dhe nuk paralajmërojmë kundër bidateve të tyre! Këto janë dy gjëra ndryshme.

 

Ashtu siç nuk e kemi detyrë që kur refuzojmë të kotën e tyre dhe paralajmërojmë për bidatet të tyre, të përmendim përputhjet dhe pajtimet e tyre me Sunnetin dhe pasuesit e tij aty ku pajtohen me ta. Nuk e kemi detyrë këtë! Madje, t’i obligosh të tjerët me këtë gjë është Menhexh i Muazanatit për të cilin kanë paralajmëruar njerëzit e dijes, pasi ai e kundërshton menhexhin e Ehli Sunnetit dhe Xhematit në lidhje me paralajmërimin e tyre kundër pasuesve të bidatit!

 

Suksesi vjen prej Allahut.

 

Përktheu: Servet Mata

 

 

قال : هل يعني قولنا عن أهل البدعة هؤلاء : أنهم من أهل السنة فيما وافقوا فيه أهل السنة، وليسوا منها فيما خالفوا أهل السنة ؛أن لا نبدعهم و لا نحذر منهم؟

قلت : لا، بل نبدعهم ونحكم على أقوالهم وأعمالهم الصادرة عنهم بحسبها، ونقول إنهم على باطل، وهم من اصحاب البدع.

فالحكم بأنهم من أهل السنة فيما وافقوا فيه أهل النسة وليسوا منهم فيما خالفوا؛ لا يعني أن لا ننكر باطلهم ونحذر من بدعهم.

هذا شيء وهذا شيء.

كما أنه لا يلزمنا أن نذكر عند إنكار باطلهم والتحذير من بدعهم ذكر موافقتهم للسنة واهلها فيما وافقوا فيه، هذا غير لازم، بل الإلزام بذلك هو منهج الموازنات الذي حذر منه أهل العلم، لأنه خلاف منهج أهل السنة والجماعة في تحذيرهم من أهل البدع.

 

وبالله التوفيق