Bismilah...

Autor: Sulejman Ruhejli

 

 

Shejkhul-Islam ibën Tejmijeh – Allahu e mëshiroftë –, ka thënë: “Njëri nga ata e pyeti Ahmed bin Hanbelin duke i thënë: “Unë e kam të vështirë të them se filani është kështu dhe filani është ashtu!”

 

Siç bëjnë sot një shumicë e madhe nga vëllezërit tanë, të cilët thonë:

“O vëlla, pasha Allahun, unë e kam të vështirë të paralajmëroj kundër filanit. Unë jap mësim, i mësoj njerëzit, por që të them filani është bidatçi apo të them filani ka këtë dhe filani ka këtë, kjo është e rëndë o vëlla për mua. Unë nuk mund ta bëjë këtë!” Në shumicën e rasteve kjo është nga vesveset e Iblisit.

 

Shejkhul-Islam ibën Tejmijeh – Allahu e mëshiroftë –, ka thënë: “Njëri nga ata e pyeti Ahmed bin Hanbelin duke i thënë: “Unë e kam të vështirë të them se filani është kështu dhe filani është ashtu!”

Imam Ahmedi – Allahu e mëshiroftë –, iu përgjigj: “Nëse ti hesht dhe unë hesht, ai që është i paditur kur do ta kuptojë se cili është i shëndoshi dhe cili është i sëmuri!”

 

Ne kështu i dëmtojmë të paditurit e shkretë dhe i dëmtojmë ata me këtë heshtje. Pra, kjo është një nga bazat e Ehli Sunnetit dhe Xhematit dhe për këtë temë Selefët kanë folur shumë.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari