Bismilah...

 

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan (Allahu e ruajt)
Burimi: el-Ixhabatul-Muhimeh fil-Meshakil el-Mulimeh page:236


Pyetje: Në këtë kohë, sa herë që një dijetar refuzon një person tjetër që ka gabuar, ata thonë: “Këto janë fjalë të bashkëkohësve dhe ato do të ikin e nuk do të transmetohen. Çfarë mendimi keni ju për këtë rregull dhe a zbatohet ky rregull në mënyrë absolute?

Përgjigje: Është obligim sqarimi i të vërtetës dhe refuzimi i gabimit. Ne nuk i bëjmë lajka askujt; ne sqarojmë gabimin dhe drejtojmë tek e vërteta, dhe që ajo që na intereson neve nuk është rëndësia e këtij apo atij personi.

Nuk lejohet që të rrish i heshur, sepse sikur të tërhiqeshim e të mos flisnim për këtë gabim, pastaj për gabimin e dytë, pastaj për gabimin e tretë… atëherë gabimet do të shtoheshin shumë dhe njerëzit do mendojnë se ajo është e vërteta si pasojë e heshtjes së dijetarëve dhe do ta marrin këtë si argument.

Kështu që, sqarimi duhet të bëhet, veçanërisht kur ai që gabon është njeri që pasohet nga të tjerët apo ka autoritet. Dhe nuk duhet të thuhet që gabimet vijnë ikin, por duhet të thuhet se gabimi vjen dhe refuzohet, sepse kjo është nga sinqeriteti për Allahun, për Librin dhe të Dërguarin e Tij, dhe kjo është këshillë për udhëheqësat e Muslimanëve.

 

Përktheu Alban Malaj