Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Pyetje: Disa njerëz që pretendojnë se kanë dije rreth Rrugës së Mesme (el-Uasitijeh) apo Da’uetit Mesatar (ed-Da’uetul-Uasitijeh) pretendojnë se braktisja e refuzimit të kundërshtarit dhe ndërtimi i urave me Njerëzit e Bidatit është prej Uasitijes?

Përgjigje: “Kjo nuk është rrugë e mesme (Uasitijeh)! Ky është ekstremizëm! Rruga e mesme (el-Uasitijeh) është të pranosh Hakun (të vërtetën) dhe të refuzosh Batilin (të pavërtetën. Kjo është rruga e mesme (el-Uasitijeh).

اهدنا الصراط المستقيم

Udhëzona në Rrugën e Drejtë (es-Siratal-Mustekijm).” [el-Fatiha, 6]

Në rrugën e cilëve?

صراط الذين أنعمت عليهم

Në rrugën e atyre të cilët Ti i begatove.

 

Ata të cilët i begatoi Allahu janë ata të cilët i ka përmendur Allahu:

فَأُوْلَـئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللّهُ عَلَيْهِم مِّنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاء وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُولَـئِكَ رَفِيقًا

Ata do të jenë në shoqërinë e atyre të cilët i begatoi Allahu, me Pejgamberët, Siddikunët (ata që dëshmuan të vërtetën), Shehidët dhe Salihinët (njerëzit e mirë). E sa shokë të mirë janë ata!” [en-Nisa, 69]

Kjo është rruga e mesme. Ndërsa refuzimi i kundërshtarit është një çështje e obliguar. Allahu refuzoi kufarët, mushrikët dhe munafikët në Kur'an. Poashtu i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i refuzoi ata në Sunetin e tij. Edhe Imamët i refuzuan njerëzit e Batilit. Kështu që, është obligim sqarimi i të pavërtetës dhe refuzimi i njerëzve të së pavërtetës. Dhe kjo nuk është prej ekstremizmit apo radikalizmit apo terrorizmit, siç thonë ata. Por kjo është prej sqarimit të Hakut.

وَإِذَ أَخَذَ اللّهُ مِيثَاقَ الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ لَتُبَيِّنُنَّهُ لِلنَّاسِ وَلاَ تَكْتُمُونَهُ

Kur Allahu mori premtimin nga ata që u është dhënë Libri se do t’ua shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do të fshehin asgjë nga ai.” [Ali-Imran, 187]

إِنَّ الَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَا أَنزَلْنَا مِنَ الْبَيِّنَاتِ وَالْهُدَى مِن بَعْدِ مَا بَيَّنَّاهُ لِلنَّاسِ فِي الْكِتَابِ أُولَـئِكَ يَلعَنُهُمُ اللّهُ وَيَلْعَنُهُمُ اللَّاعِنُونَ

Me të vërtetë, ata që fshehin argumentet e qarta dhe udhëzimin që Ne kemi zbritur, pasi që ua kemi shpjeguar njerëzve në Libër, ata do të mallkohen nga Allahu dhe do të mallkohen nga ata (engjëj e njerëz) që janë ngarkuar të mallkojnë.” [el-Bekare,159]

Prandaj kërkohet që të sqarohet dhe të refuzohet e pavërteta dhe të përkrahet e vërteta. Kjo është detyrë. Po.

 

Video në AudioSelefi.org

 

 

Përktheu Alban Malaj