Autor: Shejkh Salih Ibn Muhamed el-Luhajdan
Shkëputur nga artikulli “Tahdhijr el-Muhib uer-Rrafijk min Suluki Bunijat it-Tarik” i Shejkh ‘Ubejd Ibn ‘Abdullah el-Xhabirij (hafidhahullah)
Marrë nga: Sahab.net
Pyetje: Allahu ua shpërbleftë me të mira i nderuar Shejkh. Ka disa që pohojnë dhe thonë se Sahabët kanë patur mospajtime në çështjet e Akijdes. Ç’gjykim ka kjo thënie, na jepni fetva, Allahu ju shpërbleftë.
Shejkhu: Estagfirullah! Këtë nuk e thotë kush, me përjashtim të bidatçiut të humbur, ai thotë se Sahabët kanë patur mospajtime!! Sahabët ishin pasues të Akijdes. Nëse mes tyre ka patur ndonjë mospajtim, atëherë s’ka dyshim se ai mospajtim ka qenë në disa çështje ixhtihadijeh, në vepra.Por ama, në çështjet e Akijdes, që Allahu është Një i Vetëm, që Ai është Gjithëdëgjuesi dhe Gjithëshikuesi, që Ai bën çfarë të dojë, që Ai është Filluesi, që Ai është Krijuesi i gjithëçkaje, i Mirë-Informuar për gjithëçka, jo, nuk kanë patur mospajtim.Dhe këtë çështje e provokon veçse thirrësi i fitneve. Ndërsa sa i përket fshehjes së tij pas pretendimit gjoja është prej njerzve të mirësisë, ka gjasa që ai të jetë njohur me mirësi dhe ka filluar të flasë me mirësi aq sa ka ditur,me qëllim që t’i dobësojë dhe t’i tërheqë ata në Batil (tek e pavërteta) në të cilën ka rënë dhe mundohet ta përhapë atë.
Nëse ai është i mashtruar, atëherë le t’i kërkojë falje Allahut, të pendohet e të kthehet tek Njerëzit e Dijes dhe t’i pyesë ata.E nëse është nga... nga ata që duan t’i fshehin qëllimet dhe t’i mbulojnë objektivat e tyre, atëherë ai duhet të ekspozohet në mënyrë që njerëzit të ruhen nga sherri i tij.”
Përktheu: Alban Malaj