Bismilah...

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=127860

Burimi: Likaul-Babil-Meftuh, 3/97, takimi i 50, pyetja 1198

(الباب المفتوح 3/97 ، لقاء 50 ، سؤال 1198)

Pyetje:

Cili është kriteri e Istihlalit (ta konsiderosh hallall atë që Allahu e ka bërë haram) përmes së cilës robi bën kufër?

Përgjigje nga Shejkh Uthejmin:

Istihlal është që robi të besoj se është hallall atë që Allahu e ka bërë haram. Kurse Istihlali në vepra, atëherë ai shikohet. Në qoftë se ky Istihlal është nga ai lloj që bën tekfir, atëherë ai është kafir, murted (renegat). Ta zëmë si shembull: Në qoftë se njeriu merret me kamatë dhe ai nuk beson se ajo është hallall, porse ai vazhdon në atë rrugë, atëherë ai nuk bën kufër, ngase ai nuk e konsideron atë hallall.

Por, nëse thotë: Vërtetë, kamata është hallall, me këtë ka për qëllim kamatën që Allahu e ka bërë haram, atëherë ai bën kufër, ngaqë ai e përgënjeshtron Allahun dhe të Dërguarin e Tij.

Pra, Istihlilali është: Istihlal në vepra dhe Istihlal në besim, me zemrën e tij. Andaj, Istihlali në vepra, shikohet tek vet vepra, a të bën tekfir apo jo? Është e ditur se me ngrënien e kamatës njeriu nuk bën kufër, por ajo është nga mëkatet e mëdha. Por nëse ai i bën sexhde një idhulli, atëherë ky bën kufër, përse? Sepse kjo vepër të bën tekfir. Ky është kriteri.

Porse medoemos duhet kushti tjetër, e ai është: Që ky i cili e konsideron këtë gjë hallall të mos jetë i arsyetuar me injorancë, nëse ai është i arsyetuar për shkak të injorancës së tij, atëherë ai nuk bën kufër. Për shembull: nëse një njeri është i ri në Islam (i konvertuar), nuk e din se alkooli është haram, atëherë edhe në qoftë se ky e konsideron atë hallall, nuk bën kufër, derisa të mësoj se ai është haram. E nëse ai ngul këmbë pasi që ta ketë mësuar atë (beson se është hallall), ai bëhet kafir.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu Jeton Shasivari