Bismilah...

Autor: Muhamed ibn Salih el-‘Uthejmin

 

 

Pyetësi: Shejkhu ynë i nderuar, a lejohet të përdoret emërtimi “sekularit” apo “liberalist” për atë që mburret me këto emërtime dhe thotë se ai është sekularist e liberalist dhe e kundërshton haptazi zbatimin e Sheriatit?

 

Shejkh ‘Uthejmini: Kush është liberalist?

 

Pyetësi: Është ai që thërret për liri absolute, pa asnjë kufi.

 

Shejkh ‘Uthejmini: Është detyrë e udhëheqësve që t’i ndjekin penalisht të tillë njerëz dhe t’i gjykojnë ashtu siç e kërkon Sheriati, sepse ai që thërret për çlirim total nga çdo kufizim, edhe nëse është kufizim në fe, atëherë ky njeri është kafir. Çfarë kuptimi ka nëse themi: “Ti je i lirë, po deshe falu po deshe mos u fal, po deshe agjëro po deshe mos agjëro, po deshe jep zekatin po deshe mos e jep?” Kuptimi është që ai ka hedhur poshtë një prej obligimeve të Islamit, madje i ka hedhur poshtë të gjitha obligimet e Islamit, ka bërë të lejuar zinanë, homoseksualitetin dhe alkoolin. Si mund të jetë musliman ky njeri?!! Ky është murted, kafir. Atij duhet t’i bëhet gjyqi: po qe se kthehet te feja Islame dhe ndalon sherrin e tij ndaj muslimanëve, (atëherë lihet i lirë), e nëse nuk kthehet, atëherë i hiqet koka me shpatë.

 

E sa i përket sekularistëve, unë nuk kam asnjë ide se kush janë ata, nëse ti ke ndonjë ide se kush janë ata, atëherë na i përshkruaj neve, pastaj të japim fetva sipas asaj që mendojmë se është obligim.

 

Pyetësi: Janë ata të cilët mendojnë se feja duhet të ndahet nga shteti.

 

Shejkh ‘Uthejmini: Këta janë më pak të rrezikshëm sesa të parët, sepse të parët janë më të rrezikshëm. Ama nëse shteti nuk punon sipas fesë, atëherë ai është shtet i humbur.

I pastër nga çdo mangësi është Allahu Madhështor! Të gjitha ajetet e Kur’anit dhe hadithet e Sunetit, që të gjitha ato, tregojnë që Islami është shteti, me kuptimin që shteti e ka obligim që të zbatojë Islamin në vetvete, në ligjet e tij dhe në popullin e tij.

Sido që të jetë, unë i këshilloj vëllezërit e mi besimtarë të vërtetë, që të jenë të palëkundur përballë këtyre rrymave, sepse qafirat sot, me fuqinë industriale dhe dominimin që ua ka dhënë Allahu mbi njerëzit, po mundohen që t’i nxjerrin muslimanët nga feja e tyre, duke përdorur fjalë që duken sikur janë hak, porse në të vërtetë ato nuk janë hak. Siç është për shembull “globalizmi”. Domethënia e globalizmit është që njerëzit janë të lirë, janë të barabartë që të gjithë. Tregu i metropoleve të qafirave është i barabartë me tregun e metropoleve të Islamit, shit çfarë të duash dhe bli çfarë të duash, ti ke liri për të bërë gjithçka. Prandaj, muslimanët e kanë obligim – prijësit në radhë të parë, pastaj popujt – që ta luftojnë globalizmin dhe mos ta pranojnë atë me lehtësi. Sepse në fund, rezultati i globalizmit do të jetë: që çifutët, të krishterët, mexhusët, ateistët, muslimanët dhe munafikët do të jenë të gjithë njësoj. Ky është globalizmi botëror. Kështu që, obligimi ynë është që ta refuzojmë këtë ideologji.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj