Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=137018#entry665845
Pyetje: A ekziston ndonjë parim i qartë rreth çështjes së justifikimit me injorancë lidhur me veprat?
Shejkh Feuzan: Injoranca është dy llojesh:
- Injoranca e cila nuk mund të largohet nëse personi është në një vend ku nuk ka dijetar dhe nuk i është transmetuar ndonjë gjë, atëherë ky arsyetohet me injorancë.
- Ndërsa lloji i dytë: është ajo injorancë e cila mund të largohet, sikur të pyesë, të mësojë, të kërkojë Hakun, do të gjejë dikë që ia sqaron atij, atëherë ky nuk arsyetohet me injorancë, ngaqë mangësia është nga ana e tij dhe neglizhenca është nga ana e tij.
Përktheu: Jeton Shasivari