Bismilah...

Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=133747

 

Pyetje:

Allahu ju dhëntë mirësi, Shkëlqesia Juaj, ky pyetës thotë: “Atë që e njohim se i mbështet të rinjtë duke i nxitur për Xhihad, dhe u jep atyre parà pa lejen e prijësit. Pra, a denoncohet ky tek autoritetet përgjegjëse, dhe cila është këshilla juaj për këtë dhe për të ngjashmit si ky?

Përgjigje nga Shejkh Salih el-Feuzan:

Po! Së pari, ai këshillohet. Gjëja e parë që bëhet është që të këshillohet. Nëse bindet dhe ndalet nga kjo gjë, atëherë e gjithë Lavdia i takon Allahut. E nëse nuk bindet, ai denoncohet tek udhëheqësit që të arrestohet, me qëllim që mos t’u bëj dëm muslimanëve dhe t’u bëj dëm bijve të muslimanëve. Ky i dërgon bijtë e muslimanëve në beteja dhe në shkatërrim pa ndonjë dobi. Është për t’u habitur se ndonjëri prej tyre mban hutbe, flet me emocione, dhe i dërgon bijtë e muslimanëve, kurse ai vetë, rri ulur në shtëpinë e tij, ha dhe pi.

Dhe i dërgon bijtë e muslimanëve, i inkurajon ata dhe i nxit ata, kurse vetë ai rri duarkryq dhe nuk lëviz e as që punon, përkundër faktit se e gjithë kjo është e kotë.  Por kjo që kanë ata është kontradiktë e çuditshme.

 

Pyetje:

Allahu ju dhëntë mirësi, Shkëlqesia Juaj, kjo pyetëse thotë: “Djali im këmbëngul tej mase që ta lejoj të shkojë në Xhihad për t’i ndihmuar vëllezërit e tij, kurse unë nuk jam e kënaqurdhe nuk pajtohem, ngase nuk e di realitetin e këtij Xhihadi, dhe kam frikë se do kthehet tek neve me mendime të tekfirit dhe shpërthimeve. Andaj, a bëj mëkat unëqë e ndalojë atë të shkoj atje?

Shejkh Feuzan:

Ti ke shpërblim që e ndalon atë, sepse ai e ekspozon veten e tij ndaj një rreziku, nuk dinë se çka... po ashtu, është rrezik për akiden dhe rrezik për vdekjen dhe është rrezik... kurse rezultati, cili është?

O vëllezër! Xhihadi ka norma dhe dispozita, duhet patjetër që të përmbushen ato. Nëse prijësi urdhëron për Xhihad atëherë njerëzitnisen, apo bën thirrje për vullnetarë, atëherë ata nisen. Xhihadi është nga kompetencat e udhëheqësit (të shtetit), ai urdhëron për të, ai e organizon atë, ai është që i dërgon muxhahidët, dhe i mbikëqyr, si dhe i vëshgon ata. Xhihadi nuk është që çdokush të mësyj dhe të thotë se unë bëj xhihad, nga ana tjetër nuk di se kah t’ia mbaj. Ndoshta mund të kthehet tek ne -ashtu siç përmendi pyetësja –kthehet tek ne “i maskuar” duke na bërë tekfir, e duke na vrarë, si dhe duke i kapur armët kundër nesh, dhe e quan këtë Xhihad.

 

Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari