Bismilah...

Në kohën kur mbreti Selman, Allahu e ruajttë, ishte princi i Rijadit, një prej banorëve të Rijadit vinte te mbreti Selman, Allahu e ruajttë, te zyra e tij dhe e këshillonte. E këshillonte dhe i shkonte rregullisht, dhe herë pas here i gjente dyert e hapura, Lavdi Allahut. 

Më vonë, ky burri vdiq dhe princit Selman, tashmë mbret, Allahu e ruajttë, i shkoi lajmi. Djemtë e këtij burrit u surprizuan kur e panë princin Selman tek u shkoi për t'i ngushëlluar. Kur shkoi atje ua tha një fjalë. Ai u tha: "Babai juaj na donte neve! Nëse nuk do të na donte, nuk do të vinte të na këshillonte."

Pra, ky njeri që dëshironte Fytyrën e Allahut, të Pastër prej të metave e të Lartësuar, ndërmerrte rrugën e saktë për ta këshilluar prijësin e vendit dhe për t'ia përcjellë atë që ai e shikonte të arsyeshme, edhe pse nuk është patjetër që ajo që njeriu e shikon të arsyeshme të jetë e saktë!

 

Përktheu: Servet Mata