Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: “El-Munteka” 3/231
Pyetje: A është e lejuar në Sheriat biseda e të fejuarit me të fejuarën e tij në telefon?
Përgjigje: Biseda në telefon e të fejuarit me të fejuarën e tij nuk ka problem, nëse ajo i është përgjigjur propozimit të tij (për martesë) dhe biseda të jetë sa për t’u marrë vesh dhe aq sa ka nevojë. Të mos ketë fitne në këtë bisedë. Kurse që kjo (bisedë) të bëhet përmes kujdestarit të saj (jo përmes telefonit, sh.p.) është më mirë dhe më larg dyshimit.
Sa u përket bisedave që bëhen në mes burrave dhe grave dhe në mes të rinjve dhe të rejave dhe në mes tyre nuk ka propozim martese, porse kjo bëhet me qëllim që të njihen me njëri-tjetrin – siç e quajnë -, atëherë kjo është haram dhe është shtysë për fitne dhe për rënie në punë të këqija.
Allahu i Lartësuar thotë:
فَلَا تَخْضَعْنَ بِالْقَوْلِ فَيَطْمَعَ الَّذِي فِي قَلْبِهِ مَرَضٌ وَقُلْنَ قَوْلًا مَّعْرُوفًا
“Mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka në zemër sëmundje (epsh dhe ligësi), por flisni në mënyrë të ndershme.” El-Ahzab, 32
Pra, gruaja nuk i flet një burri të huaj vetëm se në raste nevoje dhe flet në mënyrë të ndershme dhe të mos ketë në të folurën e saj fitne dhe dyshime.
Përktheu: Jeton Shasivari