Bismilah...

Nga shejkh Mukbil bin Hadi

Pyetje: A i lejohet gruas me menstruacione që të marrë pjesë në mësimet të cilat bëhen në xhami?

Përgjigje: Nuk prish punë inshaAllah. Kurse sa i përket hadithit: “Unë nuk e bëj të lejuar për xhunubin dhe gruan me menstrucione që të hyjë në xhami”, ky është hadith i dobët.

Dhe Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i thotë Aishes:

إن حيضتك ليست في يدك .

“Menstrucionet nuk i ke në duar.”

Dhe i thotë gjithashtu:

أفعلي ما يفعل الحاج غير ألا تطوفي في البيت.

“Bëj atë që bën haxhiu, përveç tauafit në shtëpinë e shenjtë”.

Pra, nuk ka gjë që të shkojë në mësimet që bëhen në xhami.

Përktheu: Umm ‘Akil