Bismilah...

Autor: Shejkh El-Albani (rahimehullah)

Burimi: Kaseta nr. 3 nga seria “Silsiletul-Huda uen-Nur”

Marrë nga:Sahab.net

Pyetësi: Një nga motrat ka shkruar një pyetje dhe ia ka dhënë vëllait Ebu Ahmed dhe ajo thotë në pyetjen e parë: “A i lejohet gruas të dalë nga shtëpia për të bërë vizita dhe burri i saj nuk është i pranishëm – d.m.th. është është në udhëtim - dhe cilat janë kufijtë e daljes së saj nga shtëpia?”

Shejkh Albani (rahimehullah): Parimi bazë këtu është që gruaja duhet ta dijë se ajo është krijuar që të rrijë në shtëpinë e saj, t’i shërbejë burrit të saj, të edukojë fëmijët e saj, nëse ka fëmijë, e nëse nuk ka fëmijë i mjafton të merret me shtëpinë dhe burrin e saj. Pastaj, asaj i lejohet që të dalë për të kryer disa punë të cilat nuk mund t’i kryejë burri i saj apo ndonjë prej të afërmve nga mahremët e saj, ose të tjerëve; pastaj nuk ka gjë që ajo të dalë t’u bëjë vizitë miqëve dhe të afërmve brenda kufijve, dhe jo të jenë daljet të shpeshta siç bëjnë burrat sepse burrave nuk u drejtohet Fjala e Allahut Tebareke ue Teala ashtu siç u është drejtuar grave:

وَقَرْنَ في بيوتكن ولا تبرجن تبرج الجاهلية الأولى

Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu si në Xhahilijetin e atëhershëm.” [el-Ahzab, 33]

Pra, gruaja duhet ta ketë parasysh këtë gjë, d.m.th. të mos jenë daljet e saj si daljet e burrave, pa hesap dhe pa kufij, edhe nëse burri i saj nuk e pengon nga kjo gjë. Nëse kjo u morë vesh, atëherë hyjmë në thelbin e përgjigjes ndaj pyetjes që u bë: Nëse burri është në udhëtim dhe dalja e saj është me karar, dmth nuk është e shpeshtë siç e përmendëm, dhe burri i saj nuk e pengon nga kjo gjë, atëherë i lejohet asaj që të dalë, në të kundërt nuk i lejohet që të dalë.

Me pak fjalë: Dalja e saj, të cilës ia kemi ngushtuar rrethin për shkak se ajo është femër, parimi bazë për të është se: lejohet, por ama nuk ka të drejtën që të bëjë si të dojë, duke e bërë çdo gjë të lejuar edhe nëse burri nuk pajtohet me të; pra, dalja e saj nga shtëpia për t’i bërë vizitë shoqeve të saj për shembull, parimi bazë për të është se: lejohet, por nëse burri dëshiron që ajo të qëndrojë në shtëpinë e saj në mungesë të tij, atëherë ajo e ka detyrë të mos dalë dhe nuk i lejohet që të dalë.

Kjo ishte përgjigja e pyetjes.”

Përktheu: Umm ‘Akil