Bismilah...

 

Autor: Muhammed bin Ali Ferkus El-Xhezairi

 

 

pyetjen që i është drejtuar dijetarit të nderuar, Muhammed bin Ali Ferkus El-Xhezairi, pyetësi thotë:

 

“Një grua është me të përmuajshmet dhe numri i ditëve të saj gjatë menstruacionve është shtatë ditë. I vazhdojnë menstruacionet per katër ditë, pastaj i nderpritet gjaku për katër ditë, pastaj i rikthehet gjaku për katër ditë të tjera. A konsiderohet gjaku i katër ditëve të fundit menstruacion apo istihade? Dhe a lejohet et-teflijk (bashkimi mes dy gjakrave, ndërmjet të cilave ndodh pastërti) derisa të mbarojnë ditët e menstruacioneve, dhe ditët shtesë të llogariten si istihade? Duke patur parasysh faktin se ajo nuk di ta bejë dallimin mes gjakut të menstruacioneve dhe gjakut të istihades.”

 

Shejkhu, hafidhahullah, përgjigjet:

Lavdia i takon Zotit të botëve; lavdërimi dhe bekimi i Allahut qofshin mbi atë të cilin Ai e dergoi si mëshirë për njerëzimin, si dhe mbi Familjen e tij, Shokët e tij dhe vëllezërve të tij deri në Ditën e Llogarisë.

E më pas:

Nëse gruas i ndërpritet gjaku i menstruacioneve dhe sheh shenja të pastërtisë, ajo është pastërti edhe nëse është më pak se ditët e ciklit të saj, ngase nuk ka një kufi për numrin më të paktë të ditëve të menstruacioneve dhe as për numrin me të madh të tyre - sipas mendimit më të saktë të Dijetarëve, por ajo mbështet tek zakoni (ashtu siç i vijnë zakonisht), nëse nuk ka argument të saktë nga ndonjë tekst, nga ndonjë ixhma apo kijas në të cilën të bazohet apo të jetë i saktë argumentimi me të në vlerësimet dhe hollësirat që kanë dhënë dijetarët e fik`hut. Edhe pse “domosdoshmëria kërkon sqarim” dhe se “nuk lejohet vonimi i sqarimit në kohën kur ka nevojë për të”, prandaj është detyrë që t’i përmbahesh kuptimit të menstruacioneve për të cilin janë dhënë gjykimet kur ato janë të pranishme dhe kur nuk janë.

 

Ka thënë Ibn Tejmije, rahimehullah: “ Ndërsa ata që thonë se numri më i madh i ditëve të menstruacioneve është pesëmbëdhjetë ditë, siç thotë Esh-Shaf’iij dhe Ahmedi, dhe numri më i vogël i ditëve të menstruacioneve, është një ditë, siç thotë Esh-Shafi’ij dhe Ahmedi; ose thonë se nuk ka një kufij, siç thotë Maliku; pra, ata thonë se: nuk është vërtetuar gjë rreth kësaj nga Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dhe as nga Sahabët e tij, atëherë në këtë rast i referohemi zakonit (dmth se si dhe sa i vijnë asaj zakonisht) ashtu siç e thamë.” [1]

 

Dhe në bazë të fjalës së tij, nëse i del gjak dhe ajo është në ditët e menstruacioneve të saj, atëherë ai është menstruacion; e nëse gjaku ndërpritet në ditët e menstruacioneve të saj, për shembull t’i vijnë dy ditë, pastaj i ndërpriten ditën e tretë, pastaj i kthehet sërish në ditën e katërt, atëherë ai llogaritet po ashtu menstruacion, sepse ajo që merret në konsideratë është largimi dhe përfundimi i menstruacioneve, dmth, në momentin që shihen shenjat e pastërtisë që është sekrecioni i bardhë, i cili është lëng i bardhë që e nxjerr mitra kur ndërpriten menstruacionet. Pra, në këtë rast, nuk merret në konsideratë ndërprerja e gjakut. Ndërsa, nëse gjaku i vazhdon gruas më shumë se zakonisht, atëherë ose ajo është prej atyre që është e aftë të dallojë gjakun e menstruacioneve prej gjakrave të tjerë, dhe në këtë rast e ka detyrë që të veprojë me të (pra të bëjë dallimin mes gjakut të menstruacioneve nga gjakrat e tjerë) qoftë ajo me menstruacione, qoftë e pastër, për aq sa mund t’i mbështetet dallimit të saj duke vendosur dispozitat e secilës prej tyre. E nëse nuk është e aftë që të dallojë gjakun e menstruacioneve prej gjakrave të tjerë, atëherë ajo konsiderohet me menstruacione derisa ta vërtetojë se nuk është e tillë, sepse parimi bazë është se çdo gjak natyral që del praj mitrës është menstruacion, derisa të vijë argumenti se ai nuk është i tillë dhe se nga ana tjetër nuk ka kufij për numrin më të madh të ditëve të menstruacioneve.

 

Dhe Allahu e di më së miri. Dhe lutja jonë e fundit është: Lavdia i takon Allahut, Zotit të botëve, Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Muhammedin, mbi Familjen e tij, Shokët dhe vëllezërit e tij deri Ditën e Llogarisë.

 

 

 

Fundnotë:

[1] “el-Fetaua el-Kubra” (1/419) dhe “Mexhmu’ul-Fetaua” (21/623), të dyja nga Shejkhul-Islam Ibn Tejmijeh.

 

Video në AudioSelefi.org

Përktheu Ummu Akil