Bismilah...

Shejkh Ibn 'Uthejmin

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=133127

 

Pyetje:

Ne e dimë se Allahu në Xhennet ka përgatitur Hyri për robërit e Tij besimtarë Ditën e Gjykimit në Xhennet. Pra, nëse një grua besimtare të cilën Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) e ka futur në Xhennet me Mëshirën e Tij, ndërsa burri i saj ka qenë njeri i keq në dynja, dhe nuk do të hyj në Xhennet, atëherë kush do jetë burri i saj në atë kohë? Lutemi që të përfitojmë prej jush, Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Shejkh ibn Uthejmin:

I themi pyetësit ue alejke selam ue rahmetullahi ue berekatuhu, përgjigja për këtë pyetjen e tij merret përgjithësisht nga Fjala e të Lartësuarit:

وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَشْتَهِي أَنفُسُكُمْ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ ﴿٣١﴾ نُزُلًا مِّنْ غَفُورٍ رَّحِيمٍ

“...Atje ju do të keni gjithçka që do t’ju dëshirojë shpirti dhe për ju atje do të jetë çfarë të kërkoni. Kënaqësi nga (Allahu) gjithnjë Falësi i Madh, Mëshirploti.”
(Fusilet 31-32)

Dhe nga Fjala e të Lartësuarit:

وَفِيهَا مَا تَشْتَهِيهِ الْأَنفُسُ وَتَلَذُّ الْأَعْيُنُ ۖ وَأَنتُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
“Në të do të ketë çfarë t’u dojë shpirti, gjithçka që mund të kënaqë sytë; dhe aty ju do të banoni përgjithmonë.”
(Zukhruf 71)

Prandaj, nëse gruaja është prej banorëve të Xhennetit dhe nuk është e martuar apo burri i saj nuk është prej banorëve të Xhennetit, kështu që nëse ajo hyn në Xhennet, aty ka meshkuj prej banorëve të Xhennetit që nuk janë martuar (në këtë dynja), dhe me këtë dua të them se ata burra që nuk janë martuar por do të kenë gra prej Hyrive dhe do të kenë gra prej banorëve të dynjasë nëse ata dëshirojnë dhe ua do shpirti i tyre

Po ashtu themi edhe për gruan, nëse ajo nuk ka pasur burrë apo ka pasur burrë në dynja por nuk do të jetë prej banorëve të xhenetit, pra nëse ajo dëshiron të martohet, patjetër që ajo të ketë çfarë t'i dojë shpirti për shkak (të kuptimit) të përgjithshëm të këtyre ajeteve.
Dhe tani nuk më kujtohet ndonjë tekst i veçantë për këtë mesele dhe dija është tek Allahu i Lartësuar.

 

Video në AudioSelefi.org

 



Përktheu: Jeton Shasivari