Bismilah...

Pyetje: Dikush po udhëtonte në Ramazan dhe bëri nijet që ta prishë agjërimin, pastaj ndërroi mendje dhe vazhdoi agjërimin deri në fund, çfarë duhet të bëjë ai?

 Përgjigje: Kush bën nijet që ta prishë agjërimin, e ka prishur agjërimin! Nëse njeriu merr vendimin, domethënë e bën nijet që ta lërë ibadetin, kështu ai e ka lënë ibadetin, me përjashtim të haxhit dhe umres, sepse njeriu sado që t'i lëre ato të dyja, atij nuk i lejohet që t'i lërë, ngaqë Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَأَتِمُّوا الْحَجَّ وَالْعُمْرَةَ لِلَّهِ

"...dhe plotësojeni deri në fund haxhin dhe umren për Allahun!" [el-Bekare, 196]

 Kështu që, njeriu sado që ta bëjë nijet që t'i lërë këto të dyja, atij nuk i lejohet assesi që t'i lërë mbasi që ka hyrë në to. Poashtu, haxhi dhe umreja nafile, nëse njeriu i fillon ato, ai e ka obligim që t'i plotësojë deri në fund.

Ndërsa kush bën nijet që ta prishë agjërimin, ai e ka prishur agjërimin, edhe nëse nuk ha. Nëse bën nijetin që ta prishë agjërimin, ai e ka obligim që të vazhdojë agjërimin deri në fund dhe të mos hajë, edhe pse e ka prishur agjërimin sepse u bë nijeti për ta prishur. Kështu që ai e ka prishur, po.

Përktheu: Alban Malaj