Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin
Burimi: Likau Babil-Meftuh, 118, pjesa e dytë, min. 20:14
Pyetje: O Shejkh, Allahu ju dhëntë të mira. Cili është gjykimi që Imami të flasë midis namazeve të teravisë dhe kjo të bëhet gjithmonë, a është kjo...
Shejkh Uthejmin: Ç’do të thotë: të flas? D.m.th. të thotë: “Drejtohuni dhe rregulloni (safat-rreshtat)?” S’ka ndonjë ndalesë. Nëse çohet në këmbë pas selamit të dytë, a e kupton? Dhe shikon se rreshti nuk është i drejtë, apo se falësit e namazit janë ndarë dhe ka zbrazëtira midis tyre, atëherë lë të thotë “Drejtohuni! Bashkohuni!” s’ka problem.
Pyetësi: Si është puna e dhënies së këshillës (midis namazeve të teravisë)?
Shejkh Uthejmin: E sa i përket këshillës, atëherë jo, sepse kjo është nuk është nga udhëzimi i Selefëve. Por, ju jep ndonjë këshillë nëse ka nevojë apo dëshiron t’i këshillojë, mbas teravive.
Pyetësi: A është kjo bidat o Shejkh?
Shejkh Uthejmin: Nëse me këtë synon adhurimin, atëherë kjo është bidat. Dhe shenja e synimit të adhurimit është që këtë ta bëjë vazhdimisht çdo natë. Pastaj ne themi: Përse o vëlla u jep këshilla njerëzve? Ndoshta ndonjëri nga njerëzit ka punë; do që t’i mbarojë teravitë dhe të largohet, që ta realizojë fjalën e të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:
مَنْ قَامَ مَعَ الإِمَامِ حَتَّى يَنْصَرِفَ كُتِبَ لَهُ قِيَامُ لَيْلَةٍ
“Ai që falet bashkë me imamin derisa ai të largohet, i shkruhet atij (shpërblimi) se është falur tërë natën.”
Nëse ti do që t’i këshillosh dhe gjysma e njerëzve e duan këshillën, madje tre të katërtat e njerëzve, atëherë mos e burgos çerekun tjetër sepse duan tre të katërtat. A nuk ka thënë i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:
“Nëse ndonjëri ju del imam njerëzve në namaz, atëherë le ta shkurtojë atë, sepse pas tij ka të dobët, të sëmurë dhe nga ata që kanë nevojat e tyre.”
Apo siç ka thënë i Dërguari – ‘alejhi salatu ue selam – me kuptim të ngjashëm.
Që do të thotë: Mos i krahaso njerëzit me veten tënde apo me të tjerët të cilët duan që t’ju flasësh dhe t’i këshillosh, krahasoji njerëzit me atë që i rehaton. Falua teravinë dhe kur të mbarosh e të kesh dalë nga namazi, si dhe njerëzit të kenë dalë nga namazi, atëherë thuaju ç’të duash. A e kuptove?
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari
4 Qershor 2015