Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: “Fetaua Erkanil-Islam”, fq. 356.

 

 

Pyetja 282: Cili është gjykimi i mbajtjes së mus’hafit nga ana e xhematit në namazin e teravisë në Ramazan, duke u argumentuar me atë se po ndjekin (leximin) e imamit?

Përgjigja: Mbajtja e mus’hafit për këtë qëllim, përmban kundërshtim të Sunetit. Ky kundërshtim është në disa aspekte:

Aspekti i parë: Personi privohet nga mundësia e vendosjes së dorës së djathtë mbi të majtën në qëndrimin në këmbë.

Aspekti i dytë: Kjo shpie në lëvizjet e shumta të cilat janë të panevojshme, e që janë: hapja e mus’hafit, mbyllja e tij, vendosja e tij nën sqetull, në xhep dhe gjëra të ngjashme si këto.

Aspekti i tretë: Falësi i namazit shpërqendrohet me këto lvizje.

Aspekti i katërt: Falësi i namazit privohet nga shikimi në vendin e sexhdes dhe shumica e dijetarëve mendojnë se shikimi në vendin e sexhdes është Sunnet dhe është më e mira.

Aspekti i pestë: Ai që e bën këtë, mund që të harrojë se është në namaz, nëse nuk është i përqendruar me zemër në namaz, e që është e kundërta nëse ai ka frikë-respekt (khushuë) në namaz dhe vendos dorën e djathtë mbi të majtën, kokulur duke shikuar në vendin e sexhdes. Kështu, ai është më afër përqendrimit, se ai është duke u falur dhe është prapa imamit.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari