Burimi: Mexhmu'u Fetaua ue Mekalat Muteneu'iah, vëll. 11, fq. 317
Pyetje: Një vëlla nga Aleksandria e Egjiptit thotë në pyetjen e tij: “Cili është dallimi midis namazit të teravive, namazit të natës dhe tehexhudit? Na jepi një fetva, Allahu ju shpërbleftë!”
Përgjigje: Namazi që bëhet gjatë natës quhet edhe tehexh-xhud, edhe namaz nate. Siç thotë Allahu i Lartësuar:
وَمِنَ اللَّيْلِ فَتَهَجَّدْ بِهِ نَافِلَةً لَكَ
“Një pjesë të natës, kaloje me të (leximin e Kuranit në namaz) që kjo të jetë shtesë për ty (o Muhamed).” El-Isra, 79
I Lartësuari thotë:
يَا أَيُّهَا الْمُزَّمِّلُ قُمِ اللَّيْلَ إِلَّا قَلِيلًا
“O ti i mbuluar (Muhamed)! Çohu të falesh natën, përveç një pjese të saj.” [Muzzemmil, 1-2]
Allahu, i Pastri nga çdo mangësi, për robërit e Tij të devotshëm thotë në suren edh-Dharijat:
آخِذِينَ مَا آتَاهُمْ رَبُّهُمْ إِنَّهُمْ كَانُوا قَبْلَ ذَلِكَ مُحْسِنِينَ كَانُوا قَلِيلًا مِنَ اللَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَ
“Ata (që janë në Xhenet) janë të gëzuar tej mase me atë që Zoti i tyre u ka dhënë. Vërtet ata para kësaj (në dunja) ishin vepërmirë dhe vetëm një pjesë të natës e kalonin në gjumë.” edh-Dharijat, 16-17
Sipas dijetarëve namazi i teravive quhet namaz i natës në Ramazan që nga fillimi i natës së parë, duke patur parasysh që ky namaz të shkurtohet dhe të mos zgjatet. Gjithashtu lejohet që namazi i teravive të quhet tehexh-xhud dhe lejohet të quhet edhe namaz nate. Kështu që, s’ka nevojë për më shumë diskutim rreth kësaj çështje.
Përktheu: Jeton Shasivari