Bismilah...

Autor: Shejkh Abdul-Aziz ibën Baz (1420 h.)

Burimi: Mexhmu'u fetaua ue mekalat muteneui'ah, vëll. 15, fq. 278

 

Pyetje: A lejohet vonimi i guslit të xhunubit deri në kohën e daljes së agimit? Po ashtu, a u lejohet grave që ta vonojnë guslin pas mbarimit të menstruacioneve apo lehonisë deri në daljen e agimit?

Përgjigje: Nëse gruaja shikon se është pastruar (nga gjaku i menstruacioneve) para se të dalë agimi, atëherë ajo e ka obligim të agjërojë dhe nuk ka ndalesë që ta vonojë guslin deri pas daljes së agimit, por nuk i lejohet ta vonojë guslin deri në lindjen e diellit, përkundrazi e ka obligim që të marrë gusël dhe të falë namazin e Sabahut përpara se të lindë dielli.

E njëjta gjë vlen edhe për atë që është xhunub; ai nuk duhet ta vonojë guslin deri pas lindjes së diellit, por obligohet që të marrë gusël dhe ta falë namazin e Sabahut para lindjes së diellit. Po ashtu, burri e ka detyrë që ta ngutet e të lahet më përpara, në mënyrë që ta arrijë faljen e namazit të sabahut me xhemat.

 

Përktheu: Servet Mata