Bismilah...

Autor: Shejkh Sulejman er-Rruhajli

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=20148

 

 

Pyetësi thotë: Çfarë plani duhet të ndjekë gruaja muslimane përgjatë Ramadanit në mënyrë që të adhurojë Zotin e saj dhe njëkohësisht t’u shërbejë njerëzve të shtëpisë?

Përgjigje: Themi se plani që ndjek gruaja muslimane është i njëjtë me atë të burrit, veçse gruaja muslimane e shton më shumë ibadetin, pasi gruaja nëse përpiqet që t’i shërbejë burrit të saj dhe njerëzve të shtëpisë dhe u përgatit atyre ushqim të mjaftueshëm, ajo me këtë adhuron Allahun – ‘Azze ue Xhel-le –, nëse ajo e shpreson këtë gjë tek Allahu. Pra, ajo merr shpërblim për këtë dhe i shtohen sevapet. Kur gruaja muslimane përgatit ushqimin duhet që të mos reshtë gjuha e saj së përmenduri Allahun.

Kështu, ajo edhe gatuan edhe bën tesbih (SubhanAllah), edhe gatuan edhe bën tahlil (la ilahe il-lAllah), edhe gatuan edhe bën dhiar, e ajo për këtë ka shpërblim të madh. Përgatitja e ushqimit nuk e mban larg atë nga adhurimi i Allahut – të Pastër nga çdo e metë –, gjatë ditëve të Ramadanit. Lum për atë grua muslimane e cila i shërben burrit të saj dhe njerëzve të shtëpisë dhe shpreson shpërblim nga Allahu – ‘Azze ue Xhel-le –, e megjithatë ajo nuk rresht së përmenduri Allahun dhe bën aq sa mundet prej ibadeteve gjatë ditëve të Ramadanit; me të vërtetë që ajo ka arritur një fitore të madhe.”

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Umm ‘Akil