Bismilah...

Do ju tregoj diçka interesante. Një nga njerëzit dijes ka thënë: “Ajo që është për qëllim me dhënien iftar agjëruesit, nuk është vetëm çelja e agjërimit, por edhe kur e ushqen agjëruesin gjatë gjithë natës.” Pra, ai që e ngop një agjërues, me të vërtetë i ka dhënë iftar atij, edhe nëse kjo nuk ka ndodhur kur është çel iftari për aksham. Për shembull, nëse një Musliman është në xhami dhe e çel iftarin në xhami duke ngrënë hurma dhe duke pirë ujë, pastaj vjen te ti në shtëpinë tënde dhe ti i jep të hajë, në realitet ti i ke dhënë iftar atij dhe ti konsiderohesh prej atyre që i ke dhënë iftar një agjëruesi. Kjo është mirësi e madhe prej Allahut!

 

Përktheu: Servet Mata