Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, 228

 

 

Pyetje: Cili është mendimi juaj për atë që ka agjëruar pa ngrënë syfyr duke e ditur se po e vazhdon agjërimin e muajit. A nuk lejohet agjërimi vetëm se me bërjen e nijetit me gojë në mëngjes, në mëngjesin e asaj dite? Sidomos nëse ai fle dhe nuk është zgjuar në kohën e syfyrit që ta bëjë nijetin për agjërim, p.sh. të thotë “E bëj nijet të agjëroj...”, na mundësoni që të përfitojnë përmes kësaj pyetjeje?

 

Përgjigje: Ngrënia e syfyrit është Sunet. Nëse njeriu ha syfyr, kjo është më mirë, për shkak të fjalës së Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:

 

تَسَحَّرُوا فَإِنَّ فِي السَّحُورِ بَرَكَةً

“Hani syfyr, sepse me të vërtetë në syfyr ka bereqet.”

 

Edhe në qoftë se nuk ha syfyr, nuk ka problem. Shumë njerëz, hanë shumë në darkë, dhe nëse zgjohen në fund të natës (para agimit) nuk duan që të hanë, dhe ngelen me atë që kanë ngrënë për darkë. Ajo që ndalohet është që njeriu të agjërojë dy ditë me radhë dhe të mos hajë gjë në mes këtyre dy ditëve, sepse ky është nga lloji i agjërimit të pandërprerë (uisaal) të cilin Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e ka ndaluar rreptësisht, saqë i ndaloi ata (Sahabët) edhe në ditën e atij viti, dhe ata vazhduan agjërimin pandërprerë, agjëruan me të dy ditë pandërprerë dhe ai tha:

 

لَوْ تَأَخَّرَ اَلْهِلَالُ لَزِدْتُكُمْ

“Nëse do të ishte vonuar dalja e hënës së re, do t’ua kisha shtuar agjërimin”.

Siç u tha atyre.

 

Kurse, sa i përket çështjes së nijetit, nëse nijeti është në Ramazan, atëherë Muslimani e ka bërë nijet që ta agjërojë të gjithë Ramazanin që nga dita e parë, dhe nuk ka nevojë që ta bëjë nijet çdo natë, përveç në rast se e ndërpret agjërimin për shkak të ndonjë udhëtimi apo sëmundjeje, dhe pastaj do që ta fillojë agjërimin përsëri, atëherë këtu, duhet patjetër që të bëjë nijet për të rifilluar. E nëse ai është në vendin e tij (nuk është udhëtar), është i shëndoshë dhe vazhdon me agjërimin e tij, atëherë nijeti i Ramazanit të ditës së parë të agjërimit mjafton për të gjitha ditët tjera. Duke u bazuar tek kjo, nëse dikush fle në Ramazan që pas Asrit (ikindisë) dhe nuk zgjohet deri në daljen agimit të ditës së nesërme, agjërimi i tij është i saktë. 

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari