Autor: Shejkh Abdul-Azijz bin Baz
Burimi: http://www.sahab.net/home/?p=370
Pyetje: Cili është gjykimi për atë që e lë pa arsye kompesimin e agjërimit të Ramadanit derisa hyn Ramadani tjetër? A i mjafton atij vetëm teubeja dhe kompesimi i ditëve apo e ka detyrë kefaretin?
Përgjigje: Ai e ka për detyrë që të bëjë teube tek Allahu – i Pastër nga çdo e metë – dhe të ushqejë një të varfër për çdo ditë bashkë me kompesimin (t'i agjërojë të gjitha ditët që ka lënë pa agjëruar sh.p). Dhe ushqimi bëhet duke dhënë gjysmë sa'a me sa'in që ka përdorur Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – nga ushqimi i vendit si: hurma, grurë, oriz etj… Dhe sasia e tij është përafërsisht një kilogram e gjysmë. Dhe nuk ka për detyrë kefaret tjetër përveç këtij. Ashtu siç kanë dhënë fetva një grup prej sahabëve – radijAllahu anhum – dhe prej tyre Ibn Abbasi – radijAllahu anhuma. Ndërsa nëse ka pasur arsye si sëmundje, udhëtim apo grua e justifikuar me shtatëzani apo gjidhënie gjatë të cilave i bëhet i vështirë agjërimi, atëherë nuk ka detyrë tjetër përveç kompesimit të ditëve.
Përktheu: Umm 'Akil