Bismilah...

Gjithashtu, një ndër veçoritë e agjërimit është se një nga tetë dyert e Xhenetit është një derë e veçantë për agjëruesit. Dyert e tjera nuk janë quajtur me emrat e veprave të mira, si “dera e namazit,” “dera e xhihadit,” “dera e lëmoshës,” por kjo derë është quajtur “Er-Rejjan”. Ai që futet përmes kësaj dere, nuk do të ketë më etje asnjëherë. Kur të pijë pasi që ka hyrë në Xhenet, nuk do të pijë nga etja, porse do të pijë vetëm për qejf. Ai s’do të ketë më etje. Ai hyn përmes derës “Rejjan” dhe s’do të ketë më kurrë etje.

Etjen të cilën e ndien njeriu kur është në kërkim të ujit, kjo etje do të marrë fund. Kur të hyjë përmes derës së quajtur “Rejjan” etja mbaron dhe ai nuk do të ndiejë më etje kurrë. Ai do të pijë ujë vetëm për qejf, lezet dhe kënaqësi, e jo për etje. Etja ka marrë fund sepse ka hyrë përmes derës “Rejjan”. Dijetarët kanë thënë: “Ai që hyn përmes kësaj dere, do të ndiejë ngopje të plotë.” Ngopje e plotë do të thotë se nuk do të ketë më etje pas kësaj ngopje. Nuk do të ketë më etje kurrë. O ti fatlum! O ti që ke agjëruar Ramazanin, kujtoje këtë domethënie!

Përktheu: Jeton Shasivari