Autor: Abdul-Aziz ibën Baz (1420 h.)

Burimi: Mexhmu'u Fetaua ue Mekalat Muteneuiah, vëll. 15, fq. 259

 

Pyetje: Nëse njeriu ka dhimbje të dhëmbit dhe shkon te mjeku, dhe ai ia pastron dhëmbët, apo i bën mbushje të dhëmbit, apo i heq një dhëmbë, a ndikojnë këto në agjërimin e tij? Po ashtu, nëse mjeku i bën anestezi lokale të dhëmbit, a ndikon kjo gjë në agjërim [1]?

Përgjigje: Gjërat që i përmende në pyetje, nuk ndikojnë në saktësinë e agjërimit dhe për të gjitha këto gjëra njeriu justifikohet. Por, ai e ka detyrë që të ruhet se mos gëlltitë ilaç apo gjak. Po ashtu edhe anestezia e dhëmbit, nuk e prish agjërimin, për faktin se ajo nuk bën pjesë te ngrënia dhe pirja dhe origjina është se agjërimi është i saktë dhe i plotë.

________________

[1] Kjo pyetje dhe përgjigje është publikuar në librin “Tuhfetul-Ikhuan” në faqen 175 të Shejkh Abdul-Aziz ibën Bazit. Po ashtu edhe në gazetën “el-Bilad” nr. 15530, më datë 9/24/1419 h.

 

Përktheu: Altin Dallashi