Autor: Shejkh AbdulAziz ibn Baz (1420 h.)
Burimi: Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat Muteneu’iah, vëll. 14, fq. 256
Pyetje: Çfarë gjykimi ka përdorimi i pompës azmatike nga i sëmuri me azmë gjatë agjërimit apo nëse është ndonjë sëmundje e ngjashme?
Përgjigje: Gjykimi për këtë është se lejohet, në rast domosdoshmërie. Për shkak se Allahu - Azze ue Xhel - thotë:
﴿وَقَدْ فَصَّلَ لَكُمْ مَا حَرَّمَ عَلَيْكُمْ إِلَّا مَا اضْطُرِرْتُمْ إِلَيْهِ﴾
"(Allahu) ua ka sqaruar të gjitha ato që i ka bërë të ndaluara, me përjashtim kur jeni detyruar." [El-En'am, 119]
Sepse përdorimi i kësaj pompe azmatike nuk ngjason me ngrënien dhe pirjen, por ngjason me marrjen e gjakut për analiza dhe marrjen e gjilpërave që nuk përmbajnë lëndë ushqyese.
Përktheu: Servet Mata