Bismilah...

📚Fetaua Lexhneti Daimeh (2), vëll. 9, fq. 139-140

Pyetje: A të prishim agjërimin vetëm një ditë për shkak të futbollit?

Përgjigje: Nuk lejohet prishja e agjërimit gjatë ditës në Ramazan për shkak të aktiviteteve sportive, siç është futbolli apo diçka tjetër, sepse ai nuk është justifikim i lejuar në Sheriat për të prishur agjërimin.

Suksesi vjen prej Allahut. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

 

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Akademike dhe Fetva

Anëtar: Bekër Ebu Zejd

Anëtar: Salih el-Feuzan

Zëvendëskryetar: Abdul-Aziz Alu Shejkh

Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz

 

Përktheu: Jeton Shasivari