Bismilah...

Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, vëll. 16, fq. 171

Pyetje: Unë e agjëroj Ramazanin në vendin tim, elhamdulil-lah, por punën e kam  shumë të rëndë dhe të vështirë dhe më stërmundon. Si të veproj, a ta lë punën dhe të filloj të agjëroj? Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigje: Ti e ke detyrë që të agjërosh, siç ka urdhëruar Allahu dhe ta lësh punën që të dëmton. Puno aq sa të mundesh dhe plotësoje agjërimin. Nëse ti punon 10 orë dhe kjo të mundon, atëherë puno vetëm 5 orë, ose 6 orë, ose 7 orë, që të kesh mundësi të agjërosh. Mos bëj punë që të dëmtojnë apo të bëjnë që ta prishësh agjërimin, sepse Allahu ta ka bërë obligim agjërimin përderisa ti je i shëndoshë, nuk je i sëmurë dhe nuk je udhëtar.

Kështu që, e ke detyrë të agjërosh dhe ta lësh punën që të stërmundon, të lodh dhe të dëmton, ose përndryshe të punosh më pak orë.

 

Përktheu: Jeton Shasivari