Bismilah...

Burimi: Sherhul-Mumti, 4/16

Më e plotë është që vitri të falet me tre rekate. Pra, personi fal dy rekate dhe jep selam, pas kësaj fal edhe një rekat tek dhe jep selam.

Gjithashtu lejohet që të falet vitri (tre rekate) me një selam, por me një teshehud, e jo me dy. Nëse vitrin falet me dy teshehude, atëherë i ngjan namazit të akshamit. Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka ndaluar që vitri t’i ngjajë namazit të akshamit. [1]

__________________

[1] Këtë hadith e kanë nxjerrë Ibën Hibbani në Sahihun e tij (2429), Darekutnij (2/24), Hakimi (1/304) dhe ka thënë: “Ky hadith është i saktë sipas kushtit të Dy Shejkhave (Bukhariut dhe Muslimit) dhe këta dy nuk e kanë nxjerrë këtë hadith.” Ibën Haxheri ka thënë: “Zinxhiri i këtij hadithi është sipas kushteve të Dy Shejkhave.” Fet’hul-Barij (2/481).

Shënim i përkthyesit: Teksti i hadithit është ky:

لا توتِروا بثلاثٍ تَشبَّهوا بصلاةِ المغربِ

“Mos e falni vitrin me tre rekate duke e përngjasuar atë me namazin e akshamit.”

 

Përktheu: Jeton Shasivari