Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=130284
Pyetësi: Na është transmetuar për Shejkh Abdullah bin Xhibrin se ju thoni se ai nuk është nga Ehli Suneti dhe Xhemati dhe disa njerëz thonë se ai është nga Ehli Suneti dhe Xhemati, duam prej jush fjalë, o Shejkh, Allahu ju shpërbleftë me të mira?
Shejkh Ahmed en-Nexhmij: Ibn Xhibrini është Ihkuani, Ikhuani, Ikhuani.
Pyetësi: A na këshillon o Shejkh qe të marrin prej tij në çështjet e Fikhut dhe Menhexhit?
Pyetësi: Kurse në Fikh o Shejkh?
Shejkh Ahmed en-Nexhmi: Nuk është nga pasuesit e menhexhit të shëndosh.
Pyetësi: Allahu ua shpërbleftë me mirësi.
Pyetësi: A është e vërtetë se ju e keni bërë bidatxhi Shejkh Ibn Xhibrinin?
Shejkh Ahmed en-Nexhmij: O xhemat, Shejkh Ibn Xhibrini është ikhuani, ikhuani i zjarrtë siç thuhet. Pastaj, unë kërkoj nga ju që të lexoni librin "Reddul xheu'uab 'ala men talebe minni 'ademul tab'il kitab". Nëse vëreni aty ndonjë gjë gabim, na thoni. Dhe Allahu, I Gjithëdijshmi i të Fshehtës dhe të Dukshmes e din se unë nuk e kam refuzuar atë përveç duke patur zili për Teuhidin, d.m.th për ta ndihmuar hakun, po. Realiteti është se çështja e Ibn Xhibrinit është e qartë. Çështja e tij është e qartë. Po.
Pyetësi: Për sa i përket librave të Fikhut të Shejkh Xhibrinit, a të shpërndahen te njerëzit?
Shejkh Ahmed en-Nexhmi:
Betohem në Allahun, në realitet, mendimi im është se të gjitha librat e bidatçive nuk duhet të shpërndahen ngase ata duan që ndonjëri prej tyre ta ndihmoj medh'hebin e tij. Madje edhe sikur te mos ketë pasojë tjetër përveç asaj që ai do t’i mbështetet atij bidatçiut apo librave të tij, ai do të mendojë se bidatçiu është njeri i hakut dhe se ai është përpjekur për Fenë. Dhe duhet patur parasysh se ka njerëz prej Ehli-Sunetit që e kanë bërë këtë gjë.
Ne nuk kemi nevojë për librat e tyre. Po.
Përktheu: Jeton Shasivari