Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?32171

 

 

Pyetje: O Shejkh! Cili është gjykimi për atë që thotë se Iblisi nuk është kafir dhe se ai është betuar në Madhërinë ('Izzeh) e Allahut?

 

Përgjigje:  

Fjala e Allahut:

إلاّ إبليس أبى واستكبر وكان مِن الكافرين

“Me përjashtim të Iblisit (shejtanit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar (kafir).” El-Bekare, 34

Të thotë se ai nuk është kafir, ka bërë kufër! Është obligim që t’i kërkohet të pendohet, ose të pendohet, përndryshe vritet. Sepse ai e ka përgënjeshtruar Kuranin.

 

Ai u betua në Madhërinë e Allahut sepse ai (shejtani) e din se Allahu është i Madhërishmi, kështu ai u betua në Madhërinë e Allahut - 'Azze ue Xhel-le - ai po ashtu ka thënë:

إِنِّي أَخَافُ اللَّـهَ رَبَّ الْعَالَمِينَ

“unë kam frikë Zotin e botëve.” El-Hashr, 16

 

كَمَثَلِ الشَّيْطَانِ إِذْ قَالَ لِلْإِنسَانِ اكْفُرْ فَلَمَّا كَفَرَ قَالَ إِنِّي بَرِيءٌ مِّنكَ إِنِّي أَخَافُ اللَّـهَ رَبَّ الْعَالَمِينَ

“(Aleatët e tyre, hipokritët i mashtruan) si shejtani kur i thotë njeriut: “Mos beso në Allahun”, por kur (njeriu) nuk beson në Allahun, (shejtani) i thotë: “Unë jam larg prej teje. Unë kam frikë Zotin e botëve.”” El-Hashr, 16

 

Porse kjo nuk është frikë e adhurimit, kjo është sikurse neve që frikësohemi prej ujkut, bishës apo gjëra të ngjashme. Thuaj këtij vëllait që e ka thënë këtë të pendohet tek Allahu ('Azze ue Xhel-le).

Dëgjo o njeri! Thuaj këtij që të pendohet tek Allahu - 'Azze ue Xhel-le - dhe të mos e përgënjeshtrojë Fjalën e Allahut - 'Azze ue Xhel-le:

إلاّ إبليس أبى واستكبر وكان مِن الكافرين

“Me përjashtim të Iblisit (shejtanit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar.” El-Bekare, 34

 

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari