Bismilah...

Shënim: Kjo është një pjesë e transkriptuar nga fjalimi që mbajti Imami i Xherhit dhe Te’dilit në PalTalk [dt. 12/01/2003, në orën 16:30] me Selefitë e Britanisë. Vlen të përmendet këtu se ithtarët e Ebul-Hasenit të mbledhur nga qytete të ndryshme të Anglisë tentuan që ta sabotonin këtë lidhje me Shejkh Rabinë duke u përpjekur që të prisnin kabllot e mikrofonëve dhe altoparlantëve. Subhanallah, ata ndoqën të njëjtat metoda që kanë ndjekur kutbijunët dhe sururitë me dijetarët Selefijinë si Shejkh Muhamed Aman el-Xhami, Shejkh Salih es-Suhejmi ...dhe kjo në emër të drejtësisë dhe Menhexhit Selefij!!!

Burimi: SalafiTalk.net

U them të gjithë atyre të cilët po më dëgjojnë, u them: Më lejoni t’ju flas... U them të gjithë Selefive: Më lejoni t’ju flas o vëlla!
U them të gjithë atyre të cilët janë të pranishëm:

Vërtet Ebal-Hasen është ai që e ndezi këtë fitne, është ai që e projektoi këtë fitne shumë kohë më parë dhe Allahu e bëri që të flasë dhe ai gjoja ka shpjeguar bazat (usul) dhe idetë (afkar) e Shejkh Rabisë.... gjoja ai i ka shpjeguar ato në librin e tij “es-Siraxh”.

Por në të vërtetë ai u shpalli luftë Selefive me [këtë libër] “es-Siraxh”, ai shpalli luftë kundër Menhexhit Selefij ndërkohë që unë isha në dijeni për kurthet që kishte thurur ai, por tregohesha i butë me të dhe ia shpjegoja devijimet me sjellje të mirë dhe me drejtësi dhe ia dërgoja (sqarimet dhe shpjegimet e gabimeve të tij) fshehtas me shpresën se ai do të kthehej tek Allahu Subhanehu ue Te’ala dhe do të merrte rrugën e saktë. Kam vazhduar kështu për vite me rradhë dhe nuk ia kam treguar askujt këto devijime që i kam hasur tek ai dhe që ia kam shpjeguar. E gjithë kjo ka ndodhur midis meje dhe atij dhe nuk kam njoftuar asnjëri. Dhe veçse mirësi i kam shprehur atij dhe e kam trajtuar vetëm se me burrëri.

Por sidoqoftë, ky njeri nuk e falenderon Allahun, as nuk shpreh falenderime për të mirën (që i bëjnë) dhe nuk ka asnjë gram burrërie (ruxhuleh), por është një njeri i ulët e i pavlerë, një njeri që e kanë armatosur Pasuesit e Epsheve (ehlul-ehua), i armatosur nga organizatat e hizbijeve, ato organizata të cilat kanë armatosur atë (Ebul-Hasenin) dhe ata si puna e tij me qëllim që të luftojnë kundër Menhexhit Selefij.

Tani ai është lideri, drejtuesi i këtyre fitneve, ai është flamur-mbajtësi (i këtyre fitneve) kundër Menhexhit Selefij dhe pasuesve të këtij menhexhi. Dhe nuk ka gjë më të qartë sesa parimet e prishura që ka vendosur ai, të cilat ka filluar t’i parashtrojë dhe që asnjë nga grupet e devijimit apo ndonjë nga kokat e devijimit nuk i ka sjellë para tij. Dhe të gjitha këto parime (usul) kanë për qëllim luftimin e Menhexhit Selefij.

Dijetarët i kanë njohur ato dhe e kanë sqaruar devijimin që përmbajnë ato dhe e kanë dënuar atë dhe këto parime të pabaza pas një kohe të stërgjatur durimi... Por gjithsesi (pasi ai u këshillua), ai deklaroi haptazi se dëshiron përçarjen, ndarjen (e jo bashkimin). Kështu, ai filloi ta vinte në punë atë që kishte planifikuar për të shkaktuar ndarje (midis rradhëve të Selefive) dhe filloi të përhapte helmin e tij në Lindje e në Perëndim për këtë qëllim dhe në çdo vend, në mënyrë që t’i pengonte Selefitë dhe kështu të nxirrte prej tyre një grup, Allahu na ruajt!

Ai ua kalon të gjitha grupeve me sherrin (të këqiat, ligësitë), kurthet, intrigat, gënjeshtrat dhe luftën e tij kundër Menhexhit Selefij. Dhe tani, pasi që dijetarët i kanë shkruajtur fetvatë e tyre dhe pasi që unë kam shkruajtur për të gjitha këto parime të prishura... pra, pas këtyre shkrimeve dhe sqarimeve, nuk i mbetet më askujt që të ngurrojë dhe të lëkundet (në dyshim) pas kësaj, por - Allahu na ruajt - ai (që nuk mban qëndrim kundër tij) vetëm se ndjek epshin e vet (heua). Prapë se prapë ne nuk ia mbyllim shtegun atij dhe i themi: porta për të bërë teube është e hapur, kështu që pendohu dhe kthehu tek Allahu Azze ue Xhel. Është më mirë për ty që të kthehesh në Menhexhin Selefij dhe të jesh përkrah vëllezërve të tu, të thërrasësh në këtë menhexh, të mësosh shkencat Islame që kanë të bëjnë me të, bazat (usul) e Menhexhit Selefij; dhe të jesh prej atyre thirrësave (du’at) që shkojnë drejt Allahut e jo prej atyre thirrësave që shkojnë drejt Ebul-Hasenit apo drejt parimeve të prishura të tij.

Dhe në këtë moment, në këtë kohë, çdo person me logjikë të shëndoshë i njeh metodat e tij, se ai tani mbron Hizbijunët – dhe unë them se ai nuk është as hizbi dhe as selefi,1 por ai është një njeri që përpiqet të përfitojë. Ai e ndryshon ngjyrën për hir të pasurisë. Dhe sikur ata njerëz (që e financojnë atë) do ta braktisnin, ai sërish do të gjente njerëz të tjerë që do t’i ofronin pasuri dhe pastaj do mbante anën e tyre dhe do t’i mbronte ata. Dhe uallahi, unë s’kam parë Hizbijunë më të këqijn sesa këta me këto cilësi dhe aspekte të të gënjyerit, ndryshimit të ngjyrës nga ‘tekfiri’ në ‘selefi’, pastaj në ‘hizbi’ dhe kështu me rradhë. Emrat ndryshojnë sipas sipas atij (grupi) që të jep pasuri. Kjo është një çështje mjaft e njohur, njihet nga njerëzit në Liban, në Emirate... dihet se ai (Ebul-Haseni) është një njeri që mbledh pasuri dhe vdes për të... dhe njerëz si puna e tij e shesin fenë e tyre për një çmim qesharak.

Atëherë çfarë duan këta njerëz me këtë person - Ebul-Hasen - kur gjendja e tij qenka kështu?

1] Sh.p: Fjala e Shejkhut nuk do të thotë se ai nuk është bidatçi, por ai ka për qëllim të tregojë vlerën e ulët që ka ky njeri pasi ai nuk i respekton aspak vlerat e larta fetare si ndershmëria, sinqeriteti, besnikëria, mirënjohja etj, por është një njeri që nuk i intereson asgjë tjetër përveç se të ngrejë veten e tij mbi të tjerët dhe të grumbullojë pasuri falë shoqatave të hizbive. Me pak fjalë: Ebul-Hasen el-Marabi është një njeri i mbaruar që nuk meriton të quhet as bidatçi pasi kështu ai mund të fitojë nam apo famë tek ata që nuk e njohin mirë.

Përktheu Alban Malaj