Autor: Shejkh Rabij' Ibn Hadij el-Medkhalij
Dijetari i madh, Imami i kritikës, Shejkh Rabij' Ibn Hadij el-Medkhalij është pyetur ditën e Xhuma, 13 Korrik 2007 nga disa të rinj Muslimanë nga Toronto (Kanadaja):
“Shejkhu ynë! Ndoshta e ke marrë vesh se disa njerëz kanë ardhur në vendin tonë për të dhënë mësime apo bëjnë vizitë për të mbajtur ligjërata. Prej tyre është dhe Shejkh Ebu Hatim Usama el-Kusi, i cili vjen tek Shoqëria e Kur'anit dhe Sunetit (Qur’an and Sunnah Society). Duam të themi: Kush është qëndrimi i saktë që duhet të ketë një Selefij ndaj këtyre ligjëratave. A të rrimë të heshtur në lidhje me ata? Apo duhet t’i ftojmë njerëzit që të marrin pjesë në to? Apo duhet t’i këshillojmë që të mos marrin pjesë? Allahu ju bekoftë.”
Shejkhu u përgjigj:
“Usama el-Kusi, siç e dini që të gjithë, ka qenë Selefij i vërtetë insha’Allah. Pastaj, kur erdhi fitneja e Ebul-Hasenit, ai u zhyt në të. Ai vazhdoi të ishte nën ndikimin e kësaj fitneje, derisa arriti në një pikë që ne i lutemi Allahut t’i ruajë Muslimanët nga ajo dhe ta shpëtojë edhe vetë atë. Kështu që unë nuk ju këshilloj që të merrni pjesë në mësimet apo ligjëratat e tij derisa ai të pendohet tek Allahu Tebarake ue Te’ala për atë ku ka përfunduar.
Vërtet ai është nga ata që janë ndikuar nga fitneja e Ebul-Hasenit, Allahu ju bekoftë, dhe ai e ka përkrahur këtë fitne dhe ka punuar që të forcojë atë. Një shembull i kësaj është vizita e tij tek kjo organizatë (QSS) dhe ftesa që i kanë bërë atij. Këto gjëra, me sa shoh unë, po e zhytin atë thellë tek fitneja, dhe Allahu e di më së miri, dhe këto janë taktika të shumëllojshme (që i largojnë njerëzit) jo vetëm nga Rabij'a dhe vëllezërit e tij (nga Dijetarët e tjerë Selefijinë) por nga vetë Menhexhi Selefij.
Ebul-Haseni ka shpikur shumë parime, që të gjitha ato të kota, të pavërteta dhe Ebu Hatim (Usama el-Kusi) nuk ka kritikuar asnjërën prej tyre, kurse nga ana tjetër lavdëron, himnizon dhe ngre lart njerëzit e bidatit (Ehlul-Bid’ah), fatkeqësisht.
Ai ka hyrë akoma më thellë tek kjo fitne saqë ajo është i bërë zakon (d.m.th. ai duket nga ana e jashtme sikur pajtohet me të gjitha fitnet) dhe ne i lutemi Allahut për sukses. I lutemi Atij që ta pranojë pendimin tonë. Pra ju duhet të qëndroni larg tij dhe s’duhet të merrni pjesë në ligjëratat e tij derisa ai të pendohet tek Allahu dhe të kthehet në Menhexhin Selefij.
Përktheu: Alban Malaj