Shejkh Muhamed bin Hadij
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139792
Pyetje:
Kjo pyetje thotë: Si të sillemi me pasuesit e Halebiut në Tunizi? A t’i justifikojmë ata që janë të mashtruar prej tyre apo që u janë bashkangjitur atyre? Dhe sa zgjat periudha e këshillimit?
Përgjigje:
Për sa i përket pasuesve të Halebiut, ata ndahen në dy grupe. Ka prej tyre që janë fanatik ndaj tij duke e ditur, kështu që, ky i bashkëngjitet atij (Halebiut, dmth është si ai). Ngase Halebiu, ‘Alij Hasen ‘Abdul-Hamid el-Halebij, devijimi i tij është shfaqur dhe është i njohur. Ai polemizon me të kotën dhe është në një rrugë tjetër, jo atë në rrugën që e kemi njohur; tani, në këto kohët e fundit ‘Alij Haseni ka marr një rrugë tjetër ndryshe nga ajo rrugë për të cilën e kemi njohur më përpara.
Pra, kush është fanatik prej tyre, atëherë ai i bashkëngjitet atij (Halebiut), kurse ai që
është i mashtruar prej tij – ashtu si thotë pyetësi –, atëherë, ky këshillohet dhe nuk braktiset. Këshillohet dhe i sqarohet atij gabimi që gjendet tek ata. Kështu që, nëse Allahu – Xhel-le ue ‘Ala – ia do të mirën, atëherë, e gjithë lavdi i takon Allahut, dhe në qoftë se vepron sipas kokës së tij, atëherë i bashkëngjitet xhematit të parë, pasi që i është sqaruar dhe i është qartësuar dhe i janë përmendur atij argumentet, në qoftë se e kthen kokën (nuk pranon), atëherë iu bashkëngjitet atyre (Halebistave).
Kurse këshilla nuk ka kohë të caktuar, andaj, ty të takon që ta këshillosh personin në një ndenjje dhe t’ia shtrosh argumentet atij. Mund ta këshillosh në dy ndenjje dhe t’ia shtrosh argumentet, dhe mund ta këshillosh përmes një bisede telefonike, mund ta këshillosh duke i shkruar një letër. E rëndësishme është që ti, t’ia sqarosh atij gabimin dhe devijimin e atij personi me argumente të shkoqitura dhe fakte të qarta. Nëse ai, pas kësaj, mbetet në këtë devijim dhe ai – el-hamduliLah – kupton dhe logjikon, kështu që, në qoftë se refuzon, ai u bashkëngjitet atyre.
Përktheu: Jeton Shasivari