Autor: Shejkh Ahmed bin Umer Bazmul
Burimi: Shpjegim i “Usulus-Sunneh” të Imam Ahmedit, mësimi i tretë, min. 25:04
Kini kujdes tek kjo çështja e rrezikshme! Prandaj disa njerëz thonë përse nuk e bën bidatçi shejkh filanin meqë ai e lavdëron Halebiun, ashtu siç e lavdëron (Abdul-Aziz) Rajisi Halebiun. Ne themi: Jo! Ka dallim mes këtyre dyve. Dallimi është se Shejkh Abbadi - për shembull - kur e lavdëron Halebiun, nuk e di me bindje që Halebiu ka rënë në këto gjëra. Atij i kanë arritur këto gjëra, mirëpo i kanë thënë se: “Halebiu nuk i ka thënë këto gjëra; këto janë gënjeshtra.” Pra i kanë thënë fjalë të tilla. Kështu që, nuk u vërtetua tek ai që Halebiu ka rënë në këto gjëra, prandaj ai flet në bazë të çfarë? Flet në bazë të asaj që di ai.
Ndërsa Shejkh Rabij, Shejkh Ubejdi… janë në dijeni për këto devijime dhe i kanë vërtetuar këto devijime, rrjedhimisht ata e shpallën bidatçi Halebiun. Edhe (Abdul-Aziz) Rajisi i di këto devijime dhe ai nuk thotë që Halebiu nuk ka rënë në këto devijime, por thotë se me gjëra të këtilla nuk nxirret (nga Ehli Sunneti). Pra, t’u bë e qartë se Halebiu ka rënë në këto devijime dhe ti e mbron atë. Shejkh Bin Bazi – rahimehullah – dhe imamët e Selefëve thonin: “Ai që i mbron njerëzit e bidateve, u bashkëngjitet atyre.”
Pra tek çështja e pasimit të selefëve duhet të shikohet pasimi i tyre i plotë. Gjithashtu, duhet të shikohet edhe një çështje tjetër – unë e përmenda gjerësisht gjatë fjalimit tim porse po e ritheksoj: Shejkh Ibën Uthejmini për shembull! Shejkh Rabij një dijetar selefij, ta zëmë se ai në një çështje e ka kundërshtuar gabimisht menhexhin e selefëve, pa dashje, ai nuk del nga Selefizmi. Gabimi refuzohet dhe nëse shejkhut i bëhet i qartë gabimi, ai kthehet. A është e qartë?
Kurse ai që e kundërshton qëllimisht menhexhin e selefëve, atëherë ai trajtohet ashtu siç u tha më përpara.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari