Autor: Shejkh Ubejd el-Xhabirij
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=136024
Pyetje:
A është i saktë menhexhi i shejkh (Abdullah) Gunejmanit dhe a lejohet të prezantosh tek ai (në ligjërata)?
Përgjigje, Shejkh Ubejd el-Xhabirij:
Ky person – sipas asaj që është vërtetuar tek ne në bazë të dëshmive – është Sururi, Sururi. Dhe unë kam një kasetë të inçizuar me zërin e tij ku ai lavdëron themeluesin e sektit Sururij, (i cili është) Muhamed Surur bin Naif Zejnul’Abidin, e lavdëron këtë si dhe e sulmon atë që e refuzon këtë (Muhamed Sururin). Kam një pjesë të gazetës “el-Mishkah” apo revistës “el-Mishkah” ku gjendet një intervistë e tij që përmban fatkeqësi të mëdha, dhe disa prej tyre janë:
[1] Miratim i parimit të arsyetimit dhe bashkëpunimit.
[2] Pohim i Teuhidit Hakimijeh dhe se ai është një kategori e katërt (e ndarjes së Teuhidit, sh.p).Andaj, ky njeri është i rrezikshëm. Po! Ky ka dije, porse menhexhi i tij nuk është i saktë. Prandaj, unë them – dhe nuk ka respekt për të –: Ai që e ka thirrur në Kuvajt, ka bërë krim ndaj Selefizmit dhe njerëzve të tij. Në realitet, ai (që e ka thirrur në Kuvajt) këshillohet dhe paralajmërohet që të mos e ftojë më, nëse e fton atë dhe i thirr të ngjashmit e tij (Gunejmanit), atëherë ai është i rrezikshëm dhe s’ka të bëjë fare me juve o Selefijin dhe ju s’keni të bëni me të, dhe nuk ka respekt për të fare. Hiqni dorë prej tij, largojeni atë dhe ndahuni prej tij.
Nëse është injorant rreth gjendjes së tij (Gunejmanit), i sqarohet atij, dhe nëse ngul këmbë dhe dredhon, atëherë ai është i dëmshëm për ne, kam për qëllim këtë thirrësin. Dhe ju e dini se si quhet. Po.
Video në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari