Bismilah...

 

Në vazhdën e ekspozimit të figurave më eminente të devijimit dhe lajthitjes, Selefi.org ia ka lënë radhën kësaj here sudanezit të toksifikuar nga moderrnizmi dhe sekularizmi perëndimor, reformatorit heretik, Hasan Turabi.

Le t’i hedhim një sy lajthitjes së tij:

Ai ka thënë:

“Unë personalisht kam mendime që bien në kundërshtim me të gjitha shkollat tradicionale të Sheriatit rreth statusit të grave, rreth gjykimit të atyre që s’janë Muslimanë, rreth ligjit të braktisjes së Islamit… unë s’e pranoj dënimin e Selman Rushdit. Ka detyrime morale se si duhet të vishen gratë dhe burrat, por kjo nuk është pjesë e Sheriatit.” [1]

Ai ka thënë në manualin e tij të reformës Islame “Moderrnizimi i Bazave të Fik’hut Islamik”:

“Fik’hu i vjetër u ndikua nga filozofia greke… Ky moderrnizim duhet në bazat (‘usul)… në ekonomi… (në një numër çështjesh)… dhe në ibadete…” [2]

Ai ka thënë:

“Neve na nevojitet Ixhtihad i ri në Ibadete…” [3]

Ai ka thënë:

“Muslimanëve u nevojiten ligje të reja për divorcin dhe martesën dhe ne duhet të përfitojmë nga ajo çfarë na ofron perëndimi… (ku aludon për sociologjinë!)” [4]

Ai ka thënë:

“Neve na nevojiten Baza më të zgjeruara [Usul Uasi’ah]…” Domethënë, për të nxjerrë Fik’h të ri neve na nevojiten Usule më të zgjeruara! [5]

Ai ka thënë:

“Neve na nevojitet Kijas më i zgjeruar…” [6]
Domethënë, na duhet të nxjerrim parametra të reja për Kijasin në mënyrë që ta rishqyrtojmë Kur'anin dhe Sunetin!

Ai ka thënë:

“Kijasi i Sahabëve ka qenë i prirur nga Filozofia Greke…” [7]

Këto janë vetëm disa fragmente nga ligjërimet e Hasan Turabit. Por faktikisht, ato çfarë u përmendën më sipër janë të mjaftueshme për të krijuar një ide rreth këtij njeriu. Me sa po shohim ky njeri kërkon të sjellë një “Islam të Ri”!

Shejkh Mukbil bin Hadij el-Uadi’i, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Turabi – Allahu ia mbuloftë surratin me dhè (terraballahu uexh`hehu!) – ai që shan Profetin dhe tallet me të e thotë: “Unë e marr fjalën e Krishterëve për mizën që bie në kafè të cilën e derdh (dhe e nxjerr mizën jashtë) sepse ajo përmban mikrobe dhe nuk e marr thënien e Profetit.” Ai e tha këtë ndërkohë që ishte duke qeshur, që do të thotë se tallet me Profetin. Është gjithashtu edhe çështja e përzierjes së lirë (të burrave me gratë), Hixhabi dhe thirrja për unifikimin e feve.” [8]

Shejkh Mukbil bin Hadij ka thënë gjithashtu:

“Turabi - Allahu ia mbuloftë surratin me dhè – është shumë afër kufrit (mosbesimit). Unë besoj se sikur ai të kishte qenë në kohën e Imam Ahmedit, ai do ta kishte gjykuar atë si zindijk.” [9]

Një numër Dijetarësh e kanë refuzuar Turabin dhe i kanë përgënjeshtruar devijimet e tij, prej tyre: Shejkh Muhamed Aman el-Xhami, Shejkh Rabij' Ibn Hadij el-Medkhalij, Shejkh Ubejd el-Xhabirij, Shejkh Muhamed bin Hadij el-Medkhalij etj.

Allahu na ruajt nga këta njerëz të lajthitur, nga këta bidatçij që po e shpien Umetin e Muslimanëve drejt shkatërrimit!

Fundnota:
[1] Punët e Jashtme, fq. 53-55.
[2] Texhdijd Usul el-Fikhhul-Islamije, fq. 12.
[3] Texhdijd Usul el-Fik’hul-Islamije, fq. 19.
[4] Texhdijd Usul el-Fik’hul-Islamije, fq. 20.
[5] Texhdijd Usul el-Fik’hul-Islamije, fq. 22.
[6] Texhdijd Usul el-Fik’hul-Islamije, fq. 22.
[7] Texhdijd Usul el-Fik’hul-Islamije, fq. 22.
[8] Tuhfetul-Muxhijb, 306-307.
[9] Feda’ih ue Nesa’ih, fq. 56.

Përktheu Alban Malaj