Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdu-Rrahman el-‘Adenij

Burimi: http://www.olamayemen.com/index.php?article_id=5919

Pyetje: Cila është gjendja e këtyre dhe a dëgjohen kasetat e tyre, (ata janë): Ibrahim Du’uejshi, ‘Aid el-Karni, Selman el-‘Audeh, Muhamed Mukhtar Shenkiti?

Përgjigje: Përgjigja është – Allahu ju bekoftë – se atë që dij në lidhje me ta është se ata nuk janë në rrugën tonë dhe në D’auetin tonë. Pra, Ibrahim Du’uejshi, ‘Aid el-Karni, Selman el-‘Audeh, Muhamed Mukhtar Shenkiti, posaçërisht këta tre: Du’uejshi, el-Karnij dhe Selman el-‘Audeh janë nga të mëdhenjtë e Ikhuanul-Musliminëve. Po ashtu, jemi informuar për Shenkitin se ai ecë drejt rrugës së tyre edhe në qoftë se është më pak i dëmshëm se ata, porse ata janë kokat, veçanërisht Selman el-‘Audeh dhe kështu është edhe Du’uejshi, kështu është edhe el-Karni, kështu është edhe Shenkiti, i cili ecën sipas D’auetit të tyre dhe ky ka sufizëm dhe ka devijime.

Për këtë arsye,ne i këshillojmë vëllezërit tanë – Allahu i ruajttë – që të mjaftohen me kasetat e Ehli Sunnetit, ngase në to ka mirësi dhe nuk janë të njollosura me ligësi – in sha Allahu Te’ala – posaçërisht kasetat e dijetarëve të rrënjosur (në dije). Pra, kjo është këshilla e Ehli Sunnetit. Njëri prej tyre (dijetarëve) solli një shembull e tha: Nëse do ujë të pastër dhe ke një burim të pastër, i cili nuk është i turbullt dhe (nga ana tjetër) ke një burim i cili ka papastërti dhe është i turbullt, Cila është logjikshme: që njeriu të shkojë tek burimi i cili ka ujë të pastër si dhe ka ujë të turbullt apo të marr prej burimit të pastër e të kulluar?

Kështu – vëllezërit e mi për hir të Allahut – është edhe shembulli i kasetave të Ehli Sunnetit, dhe librave të Ehli Sunnetit, sepse në to gjen qortim, mirësi, këshillim dhe shpëton në fenë tënde dhe punon për menhexhin tënd, është e kundërta me kasetat e tyre. Shumë prej njerëzve pretendojnë se gjejnë ngrohtësi dhe këshilla në to, dhe gjejnë disa dobi.

O vëlla, nëse gjen ndonjë dobi, ka mundësi që të dëmtohesh në një anë tjetër të cilën nuk e ndjen, sepse ajo që ndodh është se nëse njeriu dëgjon sa më shumë prej tyre, padyshim që do të ndodhë që zemra e tij do të lidhet me ta dhe shejtani do ta bëj atë që t’i ngelet ajo gjë që e dëgjon prej tyre. Nëse e dëgjon një kasetë e cila flet për porosinë e ruajtjes së namazit, pastaj kaseta e dytë flet për inkurajimin e bamirësisë ndaj prindërve, pastaj kaseta e tretë flet për çështjet e Teuhidit, pastaj kaseta e katër flet për madhësinë e mëkateve dhe gjynaheve, sepse zemra lidhet me këtë qe flet (në këtë kasetë) pastaj ata i lëshojnë helmet brenda kasetave dhe librave të tyre.

Sa e sa Sunnij kanë devijuar nga menhexhi i tyre për shkak se e pasuan atë që e kishin ata. Ai (që i dëgjon ata) dobësohet ditë pas dite dhe e sheh se është në një humnerë prej humnerave dhe mendon se ata përpiqen dhe derdhin mund dhe se ata janë kështu e ashtu... dhe për këtë arsye, shpëtimi i zemrës nuk barazohet me asgjë. Atë që këshilloj unë është që t’i dëgjojnë kasetat e Ehli Sunnetit, të cilët janë të besueshëm në dijen dhe menhexhin e tyre, e kështu me radhë. Sidomos dijetarët e rrënjosur në dije, tek ata gjen këshilla (me fjalët): “Ka thënë Allahu dhe ka thënë i Dërguari i Tij,” dhe tek ata gjen dobi dhe përfitime që kanë të bëjnë me dijen. Dhe tek ata e gjen menhexhin e qartë dhe të përsosur.

I paralajmërojnë vëllezërit tanë – Allahu i ruajttë – nga dëgjimi i kasetave të tyre apo shikimi në librat e tyre , Allahu – Subhanehu ue Te’ala – thotë në Librin e tij Fisnik:

وَإِذَا رَأَيْتَ الَّذِينَ يَخُوضُونَ فِي آيَاتِنَا فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ حَتَّىٰ يَخُوضُوا فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ

“Kur t’i shohësh ata që angazhohen në biseda të kota rreth Ajeteve Tona (të Kuranit) duke u tallur me to, atëherë largohu prej tyre, derisa të kalojnë në bisedë tjetër!” El-En’am, 68

Ju atëherë jeni sikur ata.

Dhe Allahu – Subhanehu ue Te’ala – thotë:

وَقَدْ نَزَّلَ عَلَيْكُمْ فِي الْكِتَابِ أَنْ إِذَا سَمِعْتُمْ آيَاتِ اللَّـهِ يُكْفَرُ بِهَا وَيُسْتَهْزَأُ بِهَا فَلَا تَقْعُدُوا مَعَهُمْ

“Ai jua ka shpallur në Libër, kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata, derisa të ndërrojnë bisedë.” En-Nisa, 140

Allahu ju dhëntë sukses të gjithëve në atë që Ai e do dhe kënaqet.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari