Autor: Muhamed Nasiruddin el-Albani (1419 h.)
Burimi: Silsiletul-Huda uen-Nur, kaseta 323, min. 00:26:29
Shejkh Albani: Për sa u përket debateve që mbahen në tubime publike, kjo nuk është në rregull. Njëherë, Shejkh Abdullah el-Habeshij erdhi në mësim dhe unë në atë kohë isha në Damask dhe bashkë me të ishte edhe Shejkh Shuajb.
Ndërhyrje: Arnauti?
Shejkh Albani: Po. Gjithashtu (erdhi) edhe shoku i tij, Abdul-Kadir Arnauti. Ata morën pjesë në mësim dhe pasi që mbaruam mësimin, njëri prej këtyre dyve më dha një letër të vogël që ishte shkruar nga Shejkh Abdullah (el-Habeshi), ku ishte shkruar: “Unë të ftoj në debat në xhaminë el-Emeuij pas namazit të xhumasë.” Për çka (i thashë unë)? Ai tha: “Do të debatojmë për fjalët që thua ti:
(E para): Zgjatja e ezanit është bidat;
(E dyta): Teuessul-i nga i Dërguari, ‘alejhi salatu ue selam, është bidat;
(E treta): Çdo bidat është devijim.”
Ky ishte takimi i parë midis meje dhe Abdullahut, nuk kishte ndodhur më përpara. Kush erdhi me të (Abdullah el-Habeshin)?! Shejkh Shuajb (Arnauti), i cili njihet me kundërshtimet e tij kundër Menhexhit Selefij dhe fanatizmin që ka për medh’hebin hanefij. Me aq sa dukej, ai (Shuajb Arnauti) e përkrahte Shejkh Abdullahun dhe mendonte se ai ka dituri. Kështu që, ai (Shuajb Arnauti) deshi të më mposhtë dhe të organizojë debate midis meje dhe atij (Abdullah el-Habeshij) në xhaminë më të madhe në Siri dhe në tubimin më të madh dhe ai tubim të jetë ditën e Xhuma.
Unë i thashë Shejkh Abdullahut: Je i mirëseardhur! Por unë mendoj se para këtij takimi në këtë xhami ditën e Xhuma, të takohemi vetëm unë e ti, sepse unë nuk e di se çfarë do të thuash ti dhe ti nuk e di se çfarë do them unë.
Përktheu: Jeton Shasivari