Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=147717

Këshillë drejtuar Selefijinëve Sirianë nga Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij, në Haxhin e fundit (1435 hixhrij/2014):

Shejkh Rabij’: Në krye të tyre qëndron libri i Bukharit dhe ai i Muslimit. Kushtojini rëndësi atyre, duke i studiuar, kuptuar dhe duke i mësuar përmendësh.

Një prej të pranishmëve: Shejkhu jonë, a mund ta inçizojmë këtë fjalë me vlerë, që t'ua përcjellim vëllezërve?

Shejkh Rabij’: Kushtojini rëndësi çdo libri të Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh dhe Ibnul-Kajjim dhe Imamëve të davetit në Nexhd. Kushtojini rëndësi atyre, kuptojini dhe ecni në dritën e tyre – Allahu u bekoftë.

Pastaj, mos ua zgjasni duart tuaja fondacioneve si “Ihjaaut-Turath” e të tjera si ajo, porse mjaftohuni me ato para që ua ka dhënë Allahu, edhe nëse janë pak – Allahu u bekoftë -, sepse daveti Selefij – Allahu u bekoftë – u ngrit nga moszgjatja e duarve të Selefijinëve për të lypur dhe nga ato pak para që kishin ata, krahas fukarallëkut të madh të tyre – Allahu u bekoftë.

Nuk u ngrit daveti nga grumbullimi i parave! Grumbullimi i parave i prish davetet. Marrja e parave nga qendrat dhe fondacionet e huaja dhe jo-selefije e shpie Selefiun në humbje. Prandaj, ruhuni sa më shumë nga bashkëpunimi me këto fondacione dhe mjaftohuni me ato para që ua ka dhënë Allahu, edhe nëse janë të pakta – Allahu u bekoftë -, dhe ecni në rrugën e Selefëve, me zuhd dhe devotshmëri – Allahu u bekoftë -, në përhapjen e davetit Selefij ashtu siç duhet. Allahu u dhëntë sukses të gjithëve. E mbi të gjitha, unë u paralajmëroj sidomos nga shoqata Ihjaut-Turath, sepse ajo mundohet kudo në botë që t'i përçajë Selefijinët, që t'i copëtojë dhe t'i kthejë në menhexhin ikhuanij ekstremist të 'Abdur-Rrahman 'Abdul-Khalik. Allahu u dhëntë jetë.

Një prej të pranishmëve: Shejkhu jonë – Allahu u bekoftë -, është edhe një çështje tjetër. Ata (Ihjaut-Turath) shpërndajnë librat e Selefëve, për shembull, shpërndajnë librat e Shejkh Salih el-Feuzan…

Shejkh Rabij’: Ata fshihen me këtë.

Një prej të pranishmëve: Po o Shejkhu jonë, ne kërkojmë nga ty që të na e qartësoni këtë çështje.

Shejkh Rabij’: Ata fshihen me këtë, ata fshihen me këtë, shpërndajnë librat e Selefëve etj., - Allahu u bekoftë – ndërkohë që ata janë kënaqur me menhexhin ikhuanij ekstremist të 'Abdur-Rrahman 'Abdul-Khalik.

Një prej të pranishmëve: Shejkhu jonë, a t'i refuzojmë librat e tyre? T'i refuzojmë?

Shejkh Rabij’: Mos bashkëpunoni me ata.

Përktheu: Alban Malaj