Bismilah...

Uthman el-Khamis thotë: “Lërini emërtimet e tilla si ‘Selefij’! Mjafton që ti je njeri Musliman. Thuaj: ‘Unë jam musliman!’”

 Refuzimi i Shejkh Salih el-Feuzan

 

Fjala “selefij” i ndan njerëzit se kush janë selefijë dhe kush janë bidatçinj dhe pasues të devijimit! Elhamdulil-Lah! Ky është privilegj, që njeriu të jetë në rrugën e Selefëve. Thotë i Lartësuari:

وَٱتَّبَعْتُ مِلَّةَ ءَابَآءِىٓ إِبْرَٰهِيمَ وَإِسْحَٰقَ وَيَعْقُوبَ  مَا كَانَ لَنَآ أَن نُّشْرِكَ بِٱللَّهِ مِن شَىْءٍۢ

"E unë ndoqa fenë e etërve të mi, Ibrahimit, Is'hakut dhe Jakubit. Ne kurrë nuk i kemi shoqëruar Allahut asgjë në adhurim." [Jusuf, 38]

T’i pasosh Selefët në Teuhid dhe Akide, kjo është nder dhe lëvdatë. Prandaj, ne mburremi me këtë dhe e lusim Allahun që t'na bëjë neve të pasojmë rrugën e Selefëve!

 

Refuzimi i Shejkh Salih Al esh-Shejkh

Thuaj: Unë jam selefij dhe mburrem me këtë, po! Kjo është një përgjigje e thjeshtë. Çfarë do të thotë selefij? Selefij do të thotë: Unë jam me ata që kanë qenë para meje nga i Dërguari i Allahut   shokët e tij dhe katër prijësit e udhëzuar, për të cilët Allahu i Madhëruar e i Lartësuar ka thënë:

رَّضِىَ ٱللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ

"Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të." [et-Teubeh, 100]

 

Përktheu: Servet Mata