Autor: Komisioni i Përhershëm për Kërkime Akademike dhe Fetva
Burimi: Fetvat e Komisionit të Përhershëm, vëll. 2, fq. 116, fetvaja nr. (19040)
Pyetje: Thirrësi Ahmed Didat, në librin e tij “Kurani, Mrekullia e Mrekullive,” thotë se Kurani përbëhet nga shumëzimet e numrit 19, dhe për këtë, ka sjellë shembuj. T’i përmendim disa prej tyre.
Fjala “ism – emër” është përmendur 19 herë në Kuran.
Fjala “Allah” është përmendur 2698 herë (19 x 142) në Kuran.
Fjala “er-Rahim – i Mëshirshmi” është përmendur 114 (19 x 6) herë në Kuran
Shkronja “Nun ” është përmendur 133 herë (19 x 7) në Suren el-Kalem.
Pastaj, argumentohet me studimin që ka bërë i quajturi Doktor Reshad Khalifeh në librin e tij “el-Kuran takdimu Meri’i li m’uxhizeh.” Të përmendim disa shembuj me të cilat është argumentuar.
Shpallja e parë Kuranore është 19 ajete dhe kjo fjalë përbëhet nga 76 shkronja (19 x 4).
Sureja e parë e Kuranit ka 19 ajete, e cila ka 285 shkronja, që do të thotë (19 x 15), etj.
Kërkojmë fetvan tuaj për këto.
Përgjigje: Këto studime janë trillime dhe marrëzira të sektit të quajtur el-Batinijeh el-Behaijeh, sekt i cili e shenjtëron numrin 19. Pa dyshim se ky studim është i pabazë, për më tepër, është tallje me Kuranin e Madhërishëm, dhe është mënjanim i njerëzve nga meditimi rreth Kuranit dhe njohja e domethënieve të tij të vërteta.
Ky sekt i fëlliqur, ka shumë besime të prishura, disa prej tyre janë:
1. Disa prej thirrësve të këtij sekti pretendojnë Pejgamberinë.
2. Besojnë në huluul (besim se Allahu është i shkrirë në krijesat e Tij) dhe në ittihad (besim që thonë se Allahu dhe krijesat janë një gjë e vetme, e nuk janë të ndarë).
3. E bëjnë haram xhihadin.
4. Thërrasin për në bashkimin e feve, etj.
Andaj, të gjithë Muslimanët e kanë detyrë, që të ruhen nga këta dhe të paralajmërojnë nga rënia në rrjetet e këtij besimi qafir, si dhe të ruhen nga ndikimi i ideologjive dhe librave të tyre.
E lusim Allahun, të Plotfuqishmin, që t’i asgjësojë kurthet e tyre dhe ta largojë sherrin e tyre prej Muslimanëve. Me të vërtetë, ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Prej Allahut vjen suksesi.
Lavdërimi dhe shpëtimi qoftë për Pejgamberin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Komisioni i Përhershëm për Studime Akademike dhe Fetva:
Anëtar: Bekër Ebu Zejd
Anëtar: Salih el-Feuzan
Anëtar: Abdullah bin Gudejan
Zëvendëskryetar: Abdul-Aziz Ali Shejkh
Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz
Përktheu: Jeton Shasivari