Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sualun ue xheuab mustekhraxhetun min durus sherh el-umdeh fi el-fikh, li ibni kudameh el-kadisij, 3022
Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses, thotë: Kam lexuar një libër që titullohet “Fikhu Sunneh” se hapet që i pi i sëmuri për shkak të kokëdhimbjes, në qoftë agjëruesi i pi këto, nuk ia prishin agjërimin ngase ato nuk janë ushqim. A është kjo e vërtetë?
Përgjigje nga Shejkh Feuzan: Jo, nuk është e vërtetë! Libri “Fikhu Sunneh” i Sejid Sabik është i përzier, ka fetva bashkëkohore dhe ka fikh, e ku e di unë çfarë... porse ka gjëra të përziera; nuk është libër i besueshëm. Nuk i lejohet agjëruesit që të marrë hape dhe ilaçe as për dhimbje koke e as për ndonjë gjë tjetër, nëse ai e bën këtë qëllimisht, e prish agjërimin e tij.
Përktheu: Jeton Shasivari