Bismilah...

Burimi: el-Mexhmuatu er-Raabi’ah, fq. 925

Shejkh Hamud et-Tuejxhri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Libri më i rëndësishëm për Xhematin Teblig është libri “Tebligijju-Nessab (Fadail el-Amal)” të cilin e ka shkruar një ndër kokat e tyre që quhet Muhamed Zekerija el-Kendehlauij. Tebligsat i japin rëndësi shumë të madhe këtij libri dhe e madhërojnë këtë libër ashtu si Ehli Sunneti që i madhëron Dy Sahihat dhe librat e tjerë të hadithit.

Tebligsat e konsiderojnë këtë libër shtyllë dhe referencë për Indianët dhe të huajt të cilët i ndjekin ata. Në këtë libër ka shirkijate, bidate, besëtytni dhe një numër shumë të madh të haditheve të dobëta. Vërtet ky është libër i sherrit, devijimit dhe fitnes. Tebligsat e kanë këtë libër si pikë referimi për të përhapur bidatet dhe devijimet e tyre. Ata ua promovojnë dhe zbukurojnë këtë libër injorantëve dhe njerëzve të pavlerë.

Përktheu: Jeton Shasivari