Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan
Salih el-Megamisi thotë: “Nëse do të dëshironte Allahu – unë po flas në këtë rast për muzikën në përgjithësi – do të zbriste ajet dhe do të kishte marrë fund ky muhabet. Kështu ti nuk u afrohesh instrumenteve muzikore. S’ke nevojë për Salih el-Auad e as për të tjerët. Porse ky ajet nuk ka zbritur.”
Shejkh Salih el-Feuzan pyetet për këto fjalë të Megamisit
Shejkh Feuzan: Po!
Pyetësi: es-Selamu alejkum!
Shejkh Feuzan: ue alejkum selam!
Pyetësi: Si jeni o Shejkh Salih?
Shejkh Feuzan: Po!
Pyetësi: Allahu të ruajttë o Shejkh dhe të bekoftë! O Shejkh, nuk po e zgjas shumë me ty, Allahu të ruajttë. Ka dalë një artikull në gazeta, ku njëri thotë: “Nëse Allahu do të dëshironte ta ndalojë muzikën, do ta kishte përmendur troç atë në Kuran. Siç është ajeti i kamatës “Mos e hani kamatën” dhe ajeti i zinasë që thotë “Mos iu afroni zinasë!”
Shejkh Feuzan: Këto janë fjalët e një injoranti! Braktiseni atë! Muzika është haram sipas Kuranit dhe Sunnetit, si dhe Ixhmasë po ashtu, siç ka thënë Shejkhul-Islam (Ibën Tejmijeh). Shejkhul-Islam thotë: “Të gjitha Instrumentet muzikore janë haram me Ixhma.”
Pyetësi: Allahu të dhëntë bereqet o Shejkh në jetën dhe diturinë tënde. Allahu të bëftë të dobishëm për të tjerët. Allahu të shpërbleftë me të mira.
Shejkh Feuzan: Allahu ta zgjattë jetën!
Pyetësi: Allahu të ruajttë!
Përktheu: Jeton Shasivari