Bismilah...

Muhamed el-Arifi tallet me Kuranin

 

Muhamed el-Arifi lexon disa vargje duke i lexuar ato ashtu siç lexohet Kurani. Ato vargje janë: "Ahmedi shkoi në treg dhe bleu molla. Pastaj hipi në autobus dhe pastaj u kthye tek banesa e tij dhe e humbi çelësin. Pastaj hyri në shtëpinë e fqinjëve të tij. Pastaj hyri në shtëpinë e tij dhe u bë rehat." Kjo është sureja e mollës!

 

Për këto fjalë të Muhamed el-Arifit është pyetur Shejkh Feuzani

 

Pyetje: Allahu ju shpërbleftë me të mira, janë shtuar fitnet dhe janë shtuar thirrësit që devijojnë të tjerët. Kam dëgjuar një prej thirrësve i cili i thotë xhematit se ai thërret një Jehud në Islam dhe kështu ai i lexoi asaj disa ajete nga Sureja Merjem; pastaj lexoi fjalë të zakonshme duke i recituar ato sikur recitimi i Kur'anit, pastaj i thotë xhematit duke bërë shaka: "Kjo është sureja e mollës!" Çfarë gjykimi ka kjo vepër dhe a konsiderohet kjo tallje me Kur'anin?

Shejkh Salih el-Feuzan: Po, në qoftë se ai thotë fjalë nga vetja e tij duke i përngjasuar ato me fjalët e Allahut dhe i lexon ato ashtu siç lexohet fjala e Allahut dhe e quan atë Sure, atëherë ky person është në një rrezik të madh, madje mund edhe të dalë nga feja krejt, edhe në qoftë se bën shaka.  

"قُلْ أَبِاللّهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنتُمْ تَسْتَهْزِؤُونَ، لاَ تَعْتَذِرُواْ قَدْ كَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَانِكُمْ

"Thuaj: "A me Allahun, ajetet dhe të Dërguarin e Tij ju po talleni?" Mos u shfajësoni! Ju keni bërë kufër, pasi që patët besuar." Et-Teubeh, 65-66

Pra, ai i cili bën shaka me Kuranin dhe sjellë fjalë e thotë kjo është sikur Kur'ani duke e recituar atë dhe duke i bërë njerëzit të mendojnë se ai recitim është Kur'an, ky del nga nga feja me këtë vepër.

 

Përktheu: Jeton Shasivari