Bismilah...

Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

 

Burimi: Sherhu el-Akideti et-Tedmurijjeh, mësimi i 20-të, minuti 3:30

Burimi: Sherhu el-Akideti et-Tedmurijjeh, fq. 503-504

 

Me këtë rast, po ju paralajmëroj nga një njeri që shfaqet në televizor! Ai quhet Mustafa Mahmud dhe është autor i shumë librave. Ai pretendon se në të kaluarën e tij ka qenë në dyshime, pastaj më vonë i ka ardhur besimi dhe bindja. Madje, ka edhe një libër që titullohet “(Udhëtimi im) prej dyshimit deri në besim”. Kurse ai në realitet, Allahu e di më së miri, ka udhëtuar nga dyshimi në kufrin e sigurt, sepse ai ka edhe një libër tjetër që titullohet “Kur'ani, përpjekje për të kuptuarit bashkëkohor”, në të cilin thotë: “Kuptimi i fjalës ‘la ilahe il-Allah’ është ‘la meuxhudun il-lAllah – asgjë nuk ekziston përveç Allahut”, mu ky shpjegim është shpjegimi i njerëzve që besojnë në uahdetul-uxhud (doktrina se Allahu është gjithkund, sh.p.).

Gjithashtu, ai është shfaqur muajin e kaluar në ekranin e televizorit dhe ka thënë: “Nuk lejohet të besojmë se Allahu, Subhenhu ue Te’ala, është i ndarë nga krijesat dhe se Ai është mbi Arsh apo se Ai është lart. Kjo nuk është e mundur! Allahu, Subhanehu ue Te’ala, nuk imagjinohet dot të jetë kështu”! Ai përpiqet që të vendosë medh’hebin e Xhehmijëve, të cilët, siç e dini, janë Hululijeh (doktrinë që thotë se Allahu është i mishëruar dhe i shkrirë me krijesat e Tij, Zoti dhe krijesat janë një gjë e vetme, sh.p.). Ata mendojnë se Allahu me Qenësinë e Tij është kudo.

Është për të ardhur keq që një njeri i këtillë si ky të shfaqet në media këtu (në Arabinë Saudite) apo që të botohen librat e tij në vendin tonë, sepse njerëzit si puna e këtij edhe po u shfaqen si të devotshëm, në realitet janë të devijuar, qoftë nëse e bëjnë këtë gjë qëllimisht apo janë mendjemëdhenj ndaj fesë, apo janë injorantë. Ne nuk themi se ai (Mustafa Mahmud) është mendjemadh, sepse ne nuk kemi polemizuar me të, por ne themi se ai është i devijuar dhe nuk kemi dyshim për këtë!

Sa i përket librit të tij “Prej dyshimit deri në besim” në të cilin pretendon se ka kaluar nga dyshimi në besim, ai libër është devijim. Madje, nëse ai në fillim ka qenë në dyshime, më vonë ai ka kaluar në një periudhë që është më e fëlliqur se dyshimi i tij; ai ka kaluar në periudhën kufrit të sigurt në disa nga librat e tij që ne i kemi lexuar.

Unë ua sqarova juve këtë në mënyrë që ju të ruheni nga ai dhe të paralajmëroni kundër këtij personi!

________________

🛑 Shejkh Muhamed el-Fejfi, Allahu e ruajttë, ka nxjerrë disa nga devijimet që gjenden në librat e Mustafa Mahmudit:

 

1. Ai mendon se Dexhalli nuk është i vërtetë dhe nuk do të dalë në tokë, por dexhalli është për qëllim: civilizimi perëndimor, zhvillimi material dhe forcat materiale. Kurse sa i përket Dexhallit, ai është vet civilizimi perëndimor i cili ecën drejt një drejtimi. Ky civilizim është fuqi që nuk ka dashuri, dhe është teknologji që nuk ka moral. (Shiko në librin “Rihleti min esh-Shekki ilet-Iman, fq. 104).

2. Ai pretendon se begatitë e Xhenetit dhe dënimi i Xhehenemit janë simbole dhe janë thjesht ilustrime dhe imagjinatë. (Shiko në librin e tij “Kitabul-Kuran Muhaaueletun li fehmi ‘asrij, fq. 79-86).

3. Ai madhëron kokat e Sufistave që janë ekstremistë në Sufizmin e tyre, siç është zindiku Ibën Arabiu, Ibën el-Farid dhe Ebu el-Azaim. (Shiko në librin e tij “es-Sirru el-E’adham”).

4. Ai thotë: “Kështu filloi gjendja e njerëzimit: ishin një popull i vetëm që kishin injorancë, materializëm dhe kufër...” (Shiko në librin e tij “Muhammedun ”, fq. 7)

5. Ai është një ndër autorët që ka devijimet më të rënda dhe që zhytet duke folur pa dije për emrat dhe cilësitë e Allahut. Ai thotë për Allahun e Lartësuar: “Atij nuk i duhet koha dhe nuk ka vend! Ai nuk lëviz dhe nuk zhvendoset! Porse Ai është i palëvizshëm në mënyrë absolute!” (Shiko në librin e tij “Muhammedun fq. 9).

6. Ai mohon shefatin (ndërmjetësimin e Pejgamberit për ummetin e tij në Ditën e Gjykimit) dhe e quan atë qesharake, duke thënë: “Pejgamberi në këtë moment (Ditën e Gjykimit) a bën pazarllëqe me Zotin e tij për të nxjerrë një njeri nga Zjarri dhe për ta futur atë në Xhenet, kurse ai njeri nuk ka bërë asnjë të mirë në jetën e tij?! Nëse kjo nuk është qesharake, atëherë çfarë është qesharake!” (Shiko në librin e tij “esh-Shefa’ah” fq. 7)

7. Ai vazhdon dhe thotë në lidhje me mohimin e shefatit: “Si ta ndërrojmë peshoren e drejtësisë në atë Ditë kur fëmijët plaken nga tmerri i madh, e ta ndryshojmë atë peshore duke e kthyer në ndërhyrje, ndërmjetësime dhe lavdërime dhe ta quajmë veten tonë se ne jemi elita e popujve dhe se jemi më të mirët.” (Shiko në librin e tij “esh-Shefa’ah” fq. 12)

8. Ai po ashtu nuk e pranon Sunetin, veçanërisht nuk e pranon Sahihun e Bukhariut për të cilin thotë: “Kurani është libri i vetëm të cilin Zoti i botëve ka marrë përsipër që Ai vet ta ruajë nga çfarëdolloj shtrembërimi dhe falsifikimi. Ai ka thënë në librin e Tij të qartë: ‘Ne e kemi zbritur Dhikrin dhe Ne do ta ruajmë atë’. Zoti i botëve nuk na ka thënë se Ai e ka ruajtur librin e Bukhariut apo librat e tjerë të biografisë së Profetit... atë që thotë Bukhariu, me të cilën e kundërshton Kuranin, për të do të pyetet Bukhariu Ditën e Llogarisë dhe ne nuk do të pyetemi.” (Shiko në librin e tij “esh-Shefa’ah” fq. 11)

9. Ai pretendon se ajo që i ndodhi Pejgamberit pas vdekjes së tij, që i kishte borxh një Jehudiu 30 sa’a elb dhe për të cilin borxh e kishte lënë si peng një parzmore te Jehudiu, ai për këtë ndodhi thotë: “Ky ishte një kurth i Jehudëve, ç’nevojë pati ai që ta lë si peng parzmoren e tij te një Jehudi?” Kjo është një nga shpifjet e fëlliqura të Jehudëve që e kanë futur në librat e sotëm”.  (Shiko në librin e tij “esh-Shefa’ah” fq. 11)

 

Përktheu: Jeton Shasivari

 

محمد بن أحمد الفيفي

أما الدكتور مصطفى محمود فحدث ولا حرج :

1ـ فهو ممن يرى أن الدجال ليس حقيقة وإنما المقصود بذلك هو : الحضارة الغربية والتقدم المادي والقوى المادية وأما كون الدجال أعور فهذا يعني أن الحضارة الغربية تمشي في اتجاه واحد فهي قوة بلا محبة وتكنولوجيا بلا أخلاق . ( انظر كتاب رحلتي من الشك الى الايمان ص104 ).

2ـ يزعم أن نعيم الجنة وعذاب النار أنها رموز ومجرد تمثيل تخييلات .( انظر كتاب القرآن محاولة لفهم عصري ص79-86 ).

3ـ إشادته بأقطاب الصوفية الغالين في التصوف مثل ابن عربي الملحد الزنديق و ابن الفارض وأبي العزايم. ( انظر كتاب السر الأعظم لمصطفى محمود).

4ـ ويذهب الى أنه : بدا الحال بالناس أمة واحدة على الجهل والمادية والكفر ... (انظر كتاب محمد عليه السلام ص7 ).

5ـ وهو من أشد الكتاب العقلانيين ضلالا وخوضا في أسماء الله وصفاته فيقول عن الله تعالى : "ولأنه منزه عن الزمان والمكان فهو لايتحرك ولاينتقل وإنما هو ساكن سكونا مطلقا ". ( كتاب " الله " لمصطفى محمود ص9 ).

6ـ وهو ممن ينكر الشفاعة ويسميها بالهزل حيث يقول " هل هذه اللحظة يساوم النبي فيها ربه لإخراج رجل من النار وإدخاله الجنة وهو لم يفعل خيراً قط في حياته.؟؟؟إن لم يكن هذا هو الهزل.. فما يكون؟ " (كتاب الشفاعة ص7 ).

7ـ ويقول في معرض انكاره للشفاعة ص12 : " وكيف نقلب موازين العدالة في ذلك اليوم الذي تشيب لهوله الولدان، ونحولها إلى وساطات وشفاعات وتزكيات ونجعل من أنفسنا صفوة الأمم وخيرها على الإطلاق ؟؟؟؟؟.".

8ـ وهو أيضا لايعترف بالسنة وعلى وجه الخصوص صحيح البخاري حيث قال " والقرآن هو الكتاب الوحيد الذي تولى رب العالمين حفظه بنفسه من أي تحريف، وقال في كتابه المحكم: )إنا نحن نزلنا الذكر وإنا له لحافظون( ولم يقل لنا رب العالمين أنه حفظ كتاب البخاري أو غيره من كتب السيرة.. وما يقوله البخاري مناقضاً للقرآن يسأل عنه البخاري يوم الحساب ولا نسأل نحن فيه.(المصدر السابق ص11 ).

9ـ يزعم أن موت النبي عليه الصلاة والسلام ودرعه مرهونة عند يهودي في ثلاثين صاع من شعير أنها من دسائس اليهود فيقول :" فما حاجته إلى رهن درعه عند يهودي،؟ إلا أن تكون فرية نكراء من افتراءات اليهود دسوها على كتّاب الحديث." ( المصدر السابق ص11 ).

وغير هذه الطوام والموبقات كثير لايتسع مثل هذا البحث المختصر لذكرها .