Imam Albani
Burimi: Kasetë e Shejkh Albanit me titull “Mefaahiim jexhibu en tusahah” (Botëkuptime që është detyrë të korrigjohen).
Shejkh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë në kontekstin e debatimit me një person:
Unë kam thënë një ditë prej ditëve në lidhje me Sejjid Kutubin. A ke dëgjuar për Abdullah Azzamin? All-llahu të shpërbleftë me të mira. Abdullah Azzam ka qenë këtu nga Ikhuanul-Musliminët. Që prej shtatë vitesh apo tetë vitesh përafërsisht, Ikhuanul-Musliminët morën vendim për bojkotimin e Albanit, bojkotimin e derseve të tij dhe bojkotimin e çdo gjëje që lidhet me D‘auetin e tij.
Duke e ditur se Abdullah Azzami ishte personi i vetëm nga mesi i Ikhuanul-Musliminëve i cili në momentin që dëgjonte se Shejkh Albani ka një takim (xhelse) në një shtëpi, ai ishte nga të parit që prezantonin dhe me vete kishte një fletore të vogël dhe një laps të tejet të vogël në të cilën fletore merrte shënime. Ky burrë i butë në të vërtetë, kur doli vendimi i bojkotimit të Albanit, nuk u kthye që të prezantonte tek Albani, aspak! E takova atë (Abdullah Azzamin) në xhaminë “Suhejb,” ne po dilnim nga namazi, i dhashë selam atij dhe natyrisht ai e ktheu selamin dhe kishte turp ngase nuk donte ta kundërshtonte vendimin (e bojkotit)!
Unë i thashë atij: “Ç’është kjo (sjellje) o Shejkh, a kështu ju urdhëron Islami?” Ai tha: “Kjo është reja e verës së shpejti do të largohet.”
Ditët vinin e shkonin, ai erdhi për të më vizituar në shtëpi dhe nuk më gjeti. Ti bie shkurt, ishte informuar dhe kishte marr vesh se unë jam në shtëpinë e Nidhamit (dhëndrit tim), kur e kishte shtëpinë poshtë në qytet. (Abdullah Azzami) trokiti në derë dhe hyri brenda. (Ne i thamë): “Mirëserdhe.” Ai tha: “Shkova tek shtëpia jote por nuk të gjeta dhe unë –siç e din – jam i etur për të përfituar nga dija jote.” (Tha) fjalë të këtilla.
Unë i thashë atij: “Edhe unë kështu të kam njohur, por ç’është domethënia e këtij bojkoti.” Ai më tha: “Ti ke bërë tekfir mbi Sejjid Kutubin.” Ky ishte “argumenti” (i bojkotit).
Unë i thashë atij: “Përse paskam bërë tekfir mbi të!?
Ai tha: “Ti po thua që ai e pohon Akiden e Uahdetul-Uxhud në tefsirin e tij, së pari në Suren el-Hadid – me sa më kujtohet – dhe e dyta në (suren) “Kul Hu-uAllahu Ehad.”
I thashë: “Po! Ai i ka transmetuar fjalët e Sufistëve dhe nga kjo nuk mund të kuptohet përveçse ai flet për Uahdetul-Uxhud,” porse ne nga parimi jonë – kurse ti je nga njerëzit që më së miri e din këtë sepse ti ndjek takimet (xhelset) e mija – ne nuk bëjmë tekfir mbi personin edhe në qoftë se bie ne kufër përveçse pas ngritjes së argumentit ndaj tij. Atëherë, si e paskeni shpallur këtë bojkot duke qenë unë në mesin tuaj!?
Prandaj, nëse ti nuk mund të vije, keni mundur që të dërgoni një person që të vërtetohet se a bëj unë tekfir mbi Sejjid Kutubin. Atë ditë kur ai (Abdullah Azzami) erdhi tek Nidhami me të ishte edhe vëllai ynë Alij Setarij.
I thashë atij: “Kështu thotë Sejjid Kutubi në këtë sure.” Ai u ngrit dhe hapi një libër tjetër në një vend ku thotë se ky njeri (Sejjid Kutubi) beson në Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe në Teuhid. E kështu me radhë.
I thamë atij: “O Vëlla, ne nuk e mohuam këtë të vërtetë që e thotë ai, porse ne e refuzuam këtë të pavërtetë (batil) që e ka thënë ai (Uahdetul-Uxhud).”
Përkundër këtij takimi, më pas ai ia mbathi për në Kuvajt dhe shpërndau dy apo tre artikuj të njëpasnjëshëm në revistën “el-Muxhtemea” në Kuvajt me tituj të mëdha:
“Shejkh Albani bën tekfir mbi Sejjid Kutubin.”
Kjo histori është shumë e gjatë, por ku qëndron argumenti për këtë?
Ne themi se ai që thotë se: “Shejkh Albani ka bërë tekfir mbi Sejjid Kutubin,” është sikur ai i cili thotë se: “Betohem në Allahun se Shejkh Albani e ka lavdëruar Sejjid Kutubin në një vend të caktuar.”
Ata janë njerëz të epsheve o vëlla. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër për ta vetëm se t’i lutemi Allahut për ta.
“Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?!” Junus, 99.
Përktheu Jeton Shasivari